Kalendari poetik: Gianni RODARI / Përgatiti materialin: Maksim Rakipaj

Kalendari poetik: Gianni RODARI

Sot, më 23 tetor ështa data e lindjes së Xhani Rodarit (Giovanni, ose Gian Franco Rodari 1920-1980), shkrimtar, pedagog, gazetar dhe poet italian, ka shkruar kryesisht letërsi për fëmijë dhe të rinj. Në Shqipëri është bërë i njohur kryesisht nga romani për fëmijë “Aventurat e Çipolinos”. Sot sjell këtë poezi të tijën:

FJALËT

Kemi fjalë që shesim
fjalë që blejmë
fjalë për të krijuar fjalë
fjalë që të bëjnë të mendosh na duhen.

Kemi fjalë që vrasin
fjalë që vënë në gjumë
fjalë që na gajasin
fjalë për t’u dashur na duhen.

Kemi makina
që shkruajnë fjalë
diktofonë magnetofonë
mikrofonë
telefonë.

Kemi fjalë
që bëjnë zhurmë
por fjalë për të folur
nuk kemi kurrë.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s