MALTUSËT E RINJ ose: Neosamaritanët (2 ) ( Paramnezi ) /  Nga: Sotir ATHANASI


 MALTUSËT E RINJ  

ose:                     

Neosamaritanët (2 )

 ( Paramnezi )

 

 Nga: Sotir  ATHANASI

Jashtë lokalit tepër të ngushtë,  klientët prisnin rradhën mbi ca frona të vegjël. Ashtu bëra dhe unë. Këpucari ngutej të përcillte njerëzit, porosia e të cilëve, ishte kryer. Një vajzë e re, mbase studente, erdhi dhe iu afrua me ndrojtje, një të moshuari. Ajo I kërkoi 50 cent atij ( sa për një gjysëm bilete urbani ) dhe duarbosh, u ndal te një tjetër e moshuar për t’i provuar bujarinë. Kësaj here, gjithashtu e moshuara ishte grua. Ajo diç nxorri nga çanta dhe ia la në dorë së resë.  Kjo u përndes disi në fytyrë, gjë që tregonte kënaqësinë e saj. Të gjithë e ndoqëm me vështrim të heshtur  këtë skenë si të qe një valë rëqethëse ku përziheshin në një raportI I  mirëkuptimit me solidaritetin. Dhe e ndoqëm me sy largimin e saj, si të dialogonim në heshtje vetëm me vështrim. Më në fund, dikush me dhimbje e pshehrëtimë, tha:

– Pu ftasame!  ( Ku mbërritëm! ).

Një zotëri me çantë zyrtari që e kishte ndjekur me shumë interes këtë dialog të heshtur sysh, me tonin e snjë shërbestari kishe, tha: – Është neuroza e shpirtit të kohës. Kë e zë përfund, vështirë të ngrihet.

Unë tunda kryet dhe pëshpërita si me vete: – Iu hoq kuptimi jetës.

Të tjerët heshtën si për të miratuar thënien se “edhe heshtja flet”.

Rrahja e çekiçit, nga mjeshtri I gozhdimit në këtë qetësi kishe, seç kishte diçka të përbashkët me shërbimin e fundit mbi kapakun e një arkivoli. Kjo ritmikë mortore, u meh nga zëri I mjeshtrit për pagesën nga klienti I rradhës. Njeriu me çantë të zezë, m’u afrua dhe nisi të më thotë:

– Zotëri I nderuar, në qoftëse më lejohet, unë merrem me një studim dhe e kuptoj se nuk është aspak momenti oportun për t’iu përgjigjur një ankete e cila do të na kërkonte,  padyshim, shumë kohë, ashtu siç edhe nuk është kurrsesi vëndi I përshtatshëm për të cilën, jam I bindur se ndajmë të njëjtin mendim sipas së cilës: t’a racionojmë brilantIn me emërin kohë dhe të mos e shpenzojmë vënd e pavënd. Qoftë edhe duke konsumuar ajkën e intelegjencës sonë të përbashkët. Prandaj, do të më mjaftonte thjesht numri Juaj I celularit për të ndarë së bashku, në një tjetër hapësirë rezultatet e shtrirjes së komunikimit tonë, ku: të shpalos-nim filozofinë e re sociale të kohës sonë, domethënë të shoqërisë sonë tejet, po ekstremisht skajshëm të sëmurë.

Unë që isha marrë me tregti e kuptoja fare mirë gjuhën që përdori Ai dhe natyrisht që s’mund të bija kurrsesi dakort me atë duzinë fjalish e atë mullar fjalësh. Njeriu me çantë e zotronte mjaft mirë atë që quhet KOMPLIANCË, e cila: s’është gjë tjetër veçse një lloj ndikimi social ku një individ  e ndryshon sjelljen e vet, për shkak të kërkesës së drejt për drej-të nga një tjetër individ. Shtoi kësaj edhe dozën e lajkatimit, që te njeriu me çantë zotrohej me tepri dhe synimi ishte I garantuar.

Këtu, lejomëni të hap një parantezë. Ndikimin e kësaj teze, duhet t’a ketë provuar mbase çdo qytetar dhe sidomos, çdo emigrant. Bie fjala: me   agjent të sigurimeve, apo kompanive telefonike, kur vijnë në shtëpitë tona për të mbushur formularët e kontratave,  janë të zakonshme biseda të këtij lloi:

– Mbiemri Juaj tingëllon disi I veçantë. Nga Ju kemi, në qoftëse më lejo-het? -Jam nga Shqipëria. – Çudi! Ju nuk dallohen fare nga gjuha të cilën e flisni shumë mirë.

Është për të qeshur, por ne vetë e dimë “sa mirë” e flasim gjuhën kur edhe mbas shumë vitesh (për moshat e mëdha) nuk dimë kur duhet t’a përdorim me vënd termin ENA, dhe kur MIA. Se të dya bëjnë fjalë për numurin NJË.

Po le ti kthehemi tregimit tonë.

Unë, megjithëse I dija të gjitha këto, për t’a hequr qafe ia dhashë numu-rin tim të celularit dhe u ngrijta në këmbë me faturën në dorë. Mjeshtri sa e pa, gjeti menjëherë sandalet dhe m’I dha: -Urdhëroni, zotëri. Merrini! Janë të paguara.

Njeriu me çantë I qe drejtuar të moshuarit që aty më parë kishte përcjellë duarbosh vajzën për 50 cent dhe po shënonte numurin e tij të celularit. Mua veshi më kapi shprehjen dhënë si përgjigje nga plaku:

‘Po. Më ka shkuar ndërmënd,  por më është dhimbsur plaka’.

– Vetëvrasja,  – po I shpegonte çantëmbajtësi atij,  është një akt. . .

Nuk desha t’a dëgjoj më atë zë pëshpërime. Se nuk qe ligjërim. Por edhe nuk e di si mund te quhet.

Veçse  ai zë ngjasonte me ritualin e priftit në përcjelljen e fundit që shoqërohej me kujisjet e pjestarëve e të afërme të orëligut. Ndaj u largova.

Kur hyra në rrugën ERMU, diku pranë një dyqani me rrangullira, një grua e thyer në moshë , veshur e tëra në të zeza, po qëndronte si e përhumbur. Qe ulur në një karige të vjetër. Sipër kokës së saj,  në xhamin gjysëm të hapur të portës,  ishte ngjitur një Fletë – përkujtimore. Fotografia në qëndër të saj, tregonte moshën rreth të pesëdhjetave të të ikurit nga kjo Botë.  I afrohem moshëthyerës dhe I lë në prehër buqetën me lule. Merri, nënë. Janë të freskëta. Isha nisur për në Maruzi, por ELEKTRIKU (dome-thënë treni elektik), – qënkërka në grevë dhe ndërrova mëndje për ku isha nisur. Do të shkoj një herë tjetër. Lulet nuk më duhen më.

Ajo I pranoi me kënaqësi:

– Faleminderit dhe qofsh mirë, manari im! – më tha.

Unë me vështrimin nga afisha e pyeta :

– Djali?

– Po, – tha ajo.

– Nga se, nëse më lejohet, zonjë e nderuar?

– E hëngri angthi, levendi im. Se ishim mbytur në borxhe. Nga ana tjetër,  banka kërkonte shlyerjen e kredisë dhe na kërcënonte me ankandin e lokalit.  Nuk duroi më dhe më la mua të mjerës si kërcure.

Ajo u përlot. Ndërsa unë përpëlita sytë se diç më sëmboi në zemër.

– Nesër ka të dyzetat, – muni tË thot për es ngashprimeve. – Lulet tuaja do t’I fus në ujë dhe në mëngjes do t’ia shpie tim biri që më pret të më kërkojë falje.

Unë miratova me krye idenë e saj dhe bashkëbisedimi me të ikurin e mora për komunikimin e shpirtrave. Se ashtu duhet të jetë.

– Si ju quajnë bir, se e kemi zakon të përmëndim emërin e atij që dërgon lule. Siç ju thashë, janë të dyzetat dhe shpirti I tij është aty rrotull.

– Një shqiptar jam, zonja ime dhe ndjehem mjaft I prekur.

– Të paftë e të ndiftë, ZOTI! E U ruash prindërve të t’u!

Unë nxora shaminë dhe si resita sytë, u ndava nga ajo e moshuar fatkeqe.

U ktheva për në shtëpi I pezmatuar. Ajo ditë kishte shkuar kryengulthi.

Pas një jave, për një parkim të gabuar (fare të çastit, punë minutash), te fshirsja e xhamit gjeta një fletë-gjobe të policisë bashkiake. Veç kësaj, edhe pse parkimi nuk përbënte ndonjë rrezikshmëri shoqërore, më kishin  hequr edhe targat. E ndjeva veten me prapanicëpërpjetë. Shava e mallkova dhe isha gati të ulërij nga zëmërimi. Duhet të punoja një javë të tërë që të shlyeja këtë detyrim krejt të pakuptimtë e inatçor.  Dhe, në kulmin e këtij mllëfi, më bie zilja e celularit. Ishte një zë I ngeshëm burri që në gjëndjen tënde më të qetë e mbase edhe më të gëzuar, do të të prishte ekuilibrin e do të të ngrinte qimet e kokës përpjetë. Qetësia dhe sidomos ngadalësia e tonit të atij zëri, si dy faktorë loznin rolin e strallit me uruarin. Përplasja e tyre, kuptohet që do të nxirrnin shkëndija. Kështu më ndodhi edhe mua, miqt e mi:

– Çfarë dreqin kërkoni nga unë, more zotëri!  – I sokëlliva. Por nga ana tjetër, më kishte dalë si me porosi dikush që të zbrazja gjithë mllëfin e grumbulluar për gjobën. Madje, më ngjante se ky njeri ishte më i përshtatshmi. Në fund të fundit, edhe pa një shkak të tillë, kisha gjithë  të drejtën e ZOTIT, të mos isha I detyruar të dëgjoja dërdëllitjet e tij zvarritëse. Dhe, si për ironinë time, edhe çudinë ndaj ciltdo, pikërisht kjo situatë e dëshpëruar,  e ky ujë I turbulluar, përbënin kushtin e shitjes së produktit e për pasojë: sigurimin e mbijetesës së njeriut me çantë. Se, si tregtar mëndsh e idesh, Ai nisi një KOMPLIANCË të re.

Që t’a ndjeni si dhe unë, përfytyrojeni si një prift me zë të ulët dhe me tonin si përpara arkivolit , tek thotë fjalët e fundit në çastin e mbramë, pas së cilit hidhen lopatat e dheut. Le t’a lexojmë së bashku atë:

–  Nuk keni faj, zotëri I nderuar! Është neuroza e shpirtit të kohës. Rrotullia ka marrë rrotullimën, zotëri. Kë e zë  përfund, vështirë të ngrihet përsëri.

E kisha marrë me mënd,  por besoj se edhe ju, miqt e mi, e keni kuptuar se bëhet fjalë për çantëziun. Ky, po më katranoste shpirtin më zi  se  roja  I asfaltit në trotuar,

Shpirti më kishte ardhur ndër dhëmbë dhe sigurisht që nuk do të më dilte, por tani konfliktin e kisha me veten time. Këtij tipi, unë I gjindur bosh, I kisha dhënë fare lehtësisht,  numurin tim të celularit, me mendimin se e shmanga. Kjo më bënte që për të barassjellë në ajar pa-kujdesin time,  iu turra me agresivitet:

-Çdo të thotë e gjitha kjo zotëri. Nuk më duket se jeni kaq tuaf sa të mos kuptoni që po flisni me një njeri  I cili, ‘sapo ka dalë nga rrobat’.(Shpreh-je kjo karakteristike greke). Me një njeri të sapo ballafaquar me një veprim satanik. Diçka që të nxin jetën e të kthen në skllav. Që të mos pranosh këtë, do të thotë t’u PSHURRISH të gjithave në këtë Botë të Qelbur. Me ca Policë edhe  më të Ndyrë e fare pa tru. Mirë gjoba gjobë e goxha e madhe se kështu e thotë ligji. Po ç’ke që vete dhe heq edhe targat!?! Ç’ke, o Çmontues I lëvizjeve jetësore! Apo nuk e di se edhe vetë ke dalë kundra ligjit kur jep dy ndëshkime për një gabim?

Tjetri që dëgjonte, apo s’dëgjonte të gjithë këtë frazeologji, madje pa shumë lidhje logjike, si dhe matanë gjëmimërisë e pranë lebetisë, e I sapo dalë nga thonjtë e banditëve, tjetri pra,  me atë zërin e tij prej shërbestari të përvuajtur, nisi formulimin e tij:

– Vetëvrasja, biri im, është një akt. . . .

– Kush foli këtu për vetëvrasje, zotëri? – iu çorra unë.

– Kurkush. Por e latë të nënkuptohet, zotëri! Se shprehje të tilla që fillojnë me fjalët: T’U PSHURISH të gjithave, në këtë BOTË TË QELBUR, e të tjera e të tjera, s’janë gjë tjetër, biri im, veçse shtegu për në paradhomën e Shën Pjetri.  Pra: rruga e VETËVRASJES. Dhe, lejomëni miku im, se Shoqata jonë me këtë merret. E ka si të thuash  Lëndën e Parë.

– Dhe si quhet Shoqata juaj?

– Neosamaritanët.

Në sekondë më ranë nervat. Madje më erdhi edhe për të qeshur. Ngaqë kisha dëgjuar për:

NEOANDERTALËT, NEODARVINISTËT , NEOFRODIANËT,  NEOGOTIKËT,  NEOIMPRESIONISTËT,  por për NEOSAMARITANËT, ishte hera e parë që dëgjoja. Kështu që, kurioziteti më shtynte të dija për ‘të. Jo,për të ecur përpara me këtë shoqatë, por për t’u mbrojtur prej saj. Pa të shohim?

– Zotëri, Shoqata juaj e NEO . . .

– SAMARITANËVE,  -plotësoi zëri matanë celularit.

– Ju lutem, që të merremi vesh. Mos më ndërprisni!  Pra: Shoqata juaj do të ketë të bëjë me SAMARXHINJTË E RINJ, siç do t’a quanin andej nga anët e rrënjëve të mia?

– Ajo për të cilën mendoni Ju, edhe këtu në Greqi, ka të njëjtin kuptim: “samaras”.

– Atëhere zotëri, kini mirësinë  të më spegoni së pari çfarë janë SAMARI-TANËT. Kuptohet këtu dallimi nga SAMARAS. – fola unë butë, qetë dhe natyrisht jo pa kërshëri.  Dhe pastaj zotëri, na thoni edhe për Neot, domethënë për Shoqatën tuaj.

– Me kënaqësi zotri, dhe Ai vazhdoi me furçën: – Vërej se intelekti juaj është për t’u lavdëruar. Përveç kësaj, në ligjërimin tuaj tepër elokuent dhe ekuivalente e mendimit elegant, ka tableta të pashkrira por të  tretëshme humori.

Qënkërka skllav I kompliancës dhe mjeshtër I lajkatimeve, – po thosha me vete, kur Ai, rifilloi:

– Më lejoni t’u them biri im, se SAMARITANËT,  janë organizatë Vullnetare e themeluar, në Angli nga I përndershmi VERAH CHOD, për të dëgjuar në telefon e pse jo, edhe sy më sy, ata që duan të vetëvriten.  Ose thjesht kanë rënë në një gjëndje të dëshpëruar. Ata  organizuan për këtë qëllim një shërbim njëzetë e katër orësh  në rreth dyqind qëndra në të gjithë Britaninë e Madhe dhe punësuan njëzetë e tre mijë vullnetarë të kualifikuar . . . .

Unë po dëgjoja dhe të gjitha këto më dukeshin motive mobilizuese për shlyerjen e gjobës e cila nuk qe gjë fare  krahasuar me përvojën e ardhur nga vëndi I Darvinit, shkencëtarit që e njeh Planeti për SELEKSIONIMIN E LLOJEVE, teori kjo siç edhe kuptohet , tejet frymëzuese për përshtatjen në racën njerëzore.

– Dhe ju jeni?

-NEOSAMARITANËT, -plotësoi bashkëbiseduesi im. Duke vëzhguar hallet dhe problemet e njerëzve të cilat, ngjajnë kaq shumë me letrat higjenike,. Pse do të thoni ju, zotëri? Sepse ju tërhiqni një për të kryer punë,  ato dalin dy tre, katër e në ndonjë rast edhe më shumë. Të tilla  janë edhe hallet. Sapo mbyllet një telash, me ‘të është hapur edhe një tjetër. Këtu qëndron edhe arsyeja që  iniciativë domosdoshëm një Shërbim Anonim Dëgjimi ( SH.A.D.)

Organizata jonë afron sidomos ndihma me telefon. Por edhe sy më sy për të prirurit drejt VETËVRASJEVE.

– Ju kuptova!

– Ju kujtoj biri im, se jemi ende të në hapat e para. Në të ardhmen do të  kemi edhe një numër telefoni pa pagesë të tipit: 11880.

– Edhe një pyetje, zotëri.

– Urdhëroni!

– Ju i mënjanoni, apo I nxisni VETËVRASJET?

– Ju kuptova, biri im! Kjo pyetje bëhet për të preçizuar funksionin e organizmit tonë. Veçse, një gjë duhet të vini në bazë të asaj për të cilën edhe mund të pyesni. Faktin e thneshtë që ne s’jemi SAMARITANËT, por NEOT. Që do të thotë se çdo gjë që përsëritet vjen me spirale. Për shëmbëll : Vetëvrasja në rrugën PERSEOS 195, kishte kohë që po përgatitej. Madje shtypi në letër ka shkuar për ‘të dhe e ka konsideruar si rastin më klasik në historinë e re të vetëvrasjeve. Sepse, siç edhe pohohet edhe nga oponentët tanë (si djepi I demokracisë që jemi) edhe në këtë fushë, duhet të tregohemi të tillë. Më ndiqni me kujdes ju lutem!

Një farë FILIPI PINDESKOPULOS, është krejt tjetër ai që e njohim jo vetëm ne grekët, por edhe të gjithë kombet e kulturuara të Planetit tonë të Sëmurë, që quhej FILIPPIDES). Pra ky PINDESKOPULOSI

Te PERSEOS 195, donte të bëhej patjetër Maratonomak, sepse kishte dështuar në të gjitha fushat me të cilat qe matur.  Edhe pse qe gjashtëdhjetë e kusur vjeç përzgjodh enkas më të vështirën. I jepte kësisoj kuptim edhe hapit të tij të mbramë: finales me vetëvrasje. Kështu , ai me kokëfortësi, pa dëgjuaraspak bashkëmoshatarët për tërheqje,  vajti diku, aty nga Kodrat FILOPAPU . Por pa kryer as pesë a gjashtë kilometra, nga 42 që duhet të bënte,  u shtri.  Fjeti gjithë natën dhe të nesërmen kur u gdhi, zbriti te kafeneja ku e prisnin romuzet e bashkëmoshatarëve që ia kishin marrë vesh heroizmin e tijrrëzë Kodrave të Akropolit. I prekur në sedër, ai nuk mund të duronte atë përqeshje. Të nesërmen me çiften e tij, se dikur kishte patur merak gjuetinë dhe ia kishte edhe ngenë asaj, nga që ia mbante edhe xhepi, ia hoqi vetes.

– Ku është këtu, ndihma juaj zotëri?

– Hëm! Ju kujtoni se gjërat janë tamam siç I dëgjojmë?

– Jo, nuk kujtoj kështu, – iu përgjigja në vënd. Se e ndjeva që e gjitha kjo ishte një farsë. Shkaku I vërtetë duhet të qe gjetiu.  – Megjithatë, duke vlerësuar fantazinë Tuaj (I bëra dhe unë një furçe) edhe pse e merrja me mënd që diç e pa pëlqyer do të më bënte t’a mbyllja celularin, – do të dëshiroja të dija problemin e tij të vërtetëi cili fshihet aq bukur pas asaj  farse të mirëmenduar.  Tani edhe unë dilja në personalitetin tim të parë. Në atë të SHKRIMTARIT dhe jo të UNIT ( TË PERSONAZHIT ). Ai spjegoi:

– Ky farë FILIP PINDESKOPULOS nuk kishte pasion vetëm gjuetinë. Por edhe bixhozin në kazino. Në familje e dinin se shkonte për gjueti në pyjet e AHAJASË, (diku në periferi të Patrës ) . Në të vërtetë çiften e linte në hotel dhe shkonte në KAZINO. Siç merret me mënd, në rastin e fundit, kthehet me rrobat e trupit dhe gishtin në gojë. Kishte lënë aty peng shtëpinë. Që do të vriste veten ishte e vetmja zgjidhje. Por, kapaku I arkivolit duhet të qe dinjitoz. Shkurt erdhi tek ne që i dhamë drejtimin tej Kodrat e FILOPAPIT pranë Akropolit.

Mua më befasoi fantazia e ÇANTËZIUT. Si thoni, miqt e mi? Ky tip ishte nisur për shkrimtar dhe kishte përfunduar në tallës e varrmihës?  Por, ju lutem ndiqni vazhdimin:

– Nuk është fjala vetëm te një farë FILIPI, biri im, të cilin e shpëtuam nga një lloj diskreditimi, jo. Ky u bë preçedent, a si një pre eminence. Shëm-bullin e tij nisën t’a ndjekin edhe të tjerë. Jo vetëm vrapues, por edhe politikanë në moshë të thyer. Madje, mos qeshni,  porsiç edhe mund të keni parë,  kanë dashur të bëhen edhe balerinë. Kulmin e arrin dikush që

e gënjen mëndja se do të bëhet shkrimtar në moshën shtatëdhjetë e kusur vjeç.

Ja ku ngrë krye Peronaliteti im I parë dhe jo UNI ( Personazh ). Këtë frikë kisha dhe u vonuva që të mos e dëgjoja. Në fund të fundit pse të mos e mësoja nga ky tip mendimin e vërtetë për shkrimtarët që, për njëmijë e një arsye lëvrojnë krijimtarinë e tyre në moshë të thyer?

Zëri fantazmë I Neosamaritanëve më nxiste ende të dëgjoja.

– Këta tipa . . . .

– Cilët?- e ndërpreu unë.

– Shkrimtarët  biri im, janë optimist të pandreqshëm. Tani për tani me studimin e tyre po merret një degë e Shoqatës sonë. Këtyre biri im, mund t’u afrojmë sponsorizime për shpenzimet e librave të tyre.

– Me ç’kusht?

– Të na propagandojnë ne. Këto ndihma janë për një të mesme të afërt. Se, për një të ardhme më të largët, ne u ofrojmë edhe shpenzimet e varrimit që siç dihet, janë tepër të papërballueshme qoftë edhe për një varr provizor. Se për një të tillë definitiv, konsiderohet luks I tepërt. Të mos harrojmë se jetojmë kohën e VERESIEVE. Këto nuk merren vetëm për të mbyllur fundin e muajit. Por kanë filluar të  bëhen modë edhe për funeralet. Dhimbja që ndjeja pas kësaj luftonte me dëshirën për t’a flakur tutje celularin. E megjithatë, dora po më dridhej. Tentimi për t’a vërvitur tutje aparatin,  më tundonte. Ajarin e mbante ende gjallë dëshira e shkrimtarit për t’a çuar deri në fund analizën e tipit.

– Po shpërblimin për zotin PINDESKOPULOS si e morët?

– Ishte pako gjë. Një kioskë e harruar në periferi të Athinës, – dhe shtoi: harrova t’u them se Krematoriumi në Rumani ka çmimet më të lira në gjithë Europën.

Përfundimisht, ne ofrojmë shumë për shkrimtarët, mjaft që ata të propa-gandojnë idenë tonë të VETËVRASJES. Edhe diçka tjetër. Këtu nuk hyn fare një krahasim që bëri dikush midis Salierit dhe Moxartit. Se, derisa nuk ka ,oxartë,  nuk mund të ketë as Salierë. Ka vetëm NEOSAMARI-TANË.

Kuptohet. Ky tip s’e kishte fare haberin për GENIN e SHKRIMTARIT që s’njeh moshë. Aq më pak të merrte vesh për KUSHTRIMIN E TË PARËVE. Dhe nuk e dinte se mbase një tjetër GEN (keqbërësi) e udhëhiqte atë në këto fëlliqësira  antihumane me vetëvrasje. Ndërsa shkrimtarin, nga akumulimi në dekada e bën më produktiv, ashtu si këta varrpërgatiturit më hiena.

Po më buçisnin veshët nga fjalët: “ka vetëm Neosamaritanë”. Ai jo vetëm që ishte i vetëdijshëm për atë çka bënte, por edhe mburrej me ‘të.

Thua të jetë e vërtetë se tipa të tillë janë bërë palë me djallin dhe kalëroj-në me fuqinë e tij djallëzore për t’u mbushur mëndjen njerëzve që të shesin shpirtin për groposjen e trupit?

Gjithsesi, doja që me gojën e tij, të pranonte vetëdemaskimin. Prandaj e pyeta:

– Nuk më thoni z.NEO,  gjithë këto “bamirësira”, me çfarë fondesh I përballoni?

– Fonde.  . . Nuk është dhe aq e lehtë grumbullimi I tyre. Por, sidoqoftë,  falë dhuratave me. . .

– Të paluejtëshmet?

– Akrivos. (Egzakt).

– Domethënë banesat që lënë të vetëvrarët?

– Eh. . .  Jo tamam ashtu, por edhe kështu.

– Po për shkrimtarët?

– Siç e thamë, pak a shumë.

– U bleni shpirtrat për të groposur trupat.

– Eh. . . .! Jo tamam ashtu, por edhe kështu.

Pas kësaj, s’kisha jo vetëm durim, por edhe nojma për të vazhduar bisedën me atë njeri dhe. . . , me atë celular që: sikur ky të ishte fajtori e flaka atë me forcë dhe ra në këmbësoren përballë.

Dikush, që kishte pësuar të njëjtin dënim-kontravajtje me fletën e tij të gjobës dhe celularin tim në dorë, erdhi dhe më tha:

– Ky celulari juaj paska qëlluar I fortë, – dhe m’a la atë mbi letrën që mbaja ende në pëllëmbë. Pastaj, me pamjen e të penduarit, shtoi: – Si thoni?  Jeni për vajtjen tani në rajonin e policisë që është këtu pranë dhe të paguajmë gjobën? Shpëtojmë kështu gjysmën e vlerës së saj? E mbase mund të na japin edhe targat?

Mua vetëm tani më erdhi fytyra e egërsuar në vënd dhe buzëqesha njëkohësisht duke e falenderuar të panjohurin. Tani kisha dalë nga lëkura e shkrimtarit (parsonazh) dhe isha qytetari shofer që ka thyer rregullat e qarkullimit.

Dashamirësia e këtij njeriu më uli plotësisht nervat edhe pse ende e kisha një mëdyshje shkaktuar nga frymori ME ÇANTË TË ZEZË.

Tjetri e kuptoi gjëndjen time dhe si të njiheshin prej kohësh, shtoi ëmbëlsisht:

– Nuk u përmbys bota e as u nxi dielli. Një kondravajtje kemi bërë.

– Jo po. . .  do të vrasim veten, nuk e sheh?

– Ç’thoni kështu,  zotëri?  Si u vritkërka vetja për një gjë kaq qesharake?!?  Europa,

(në Greqi kjo fjalë është ende e rrënjosur si mentalitet sikur të mos bënin pjesë në Bashkimin Europian)

– Pra, Europa të dënon edhe vetëm për një bisht cigareje të hedhur gabimisht në rrugë. E jo më të hypi makinën në trotuar siç kemi bërë ne të dy.

. . . . U nisëm si dy bashkëfajtorë për në rajonin e policisë. Në mëndje vinin e plekseshin shumë gjëra:

Kazakistani, Uoll-Striti Milienumi I Ri, dhe ja tani Maltusët*) e rinj me emrin tingëllues: NEOSAMARITANËT.  KËTA DON KISHOTË E BISESME-NË -MASHTRUESA të mijëvjeçarit tonë.

 

Te kryqëzimi kaloi një auto-ambulancë. Sirenat e saj u tretën tutje. Ndërkohë trafiku ne të gjitha drejtimet, u ndërpre. Një polic që vëzhgonte kalimin e mjeteve dhe ndërrimin e shenjëdhënësave rrugorë,  u vetëvu në drejtim. Me bilbilin e tij, bllokoi të gjitha lëvizjet dhe lejoi vetëm kalimin emakinave të dasmës, boritë e të cilave binin me TRIUMF. Se në mesin e tyre ishte. . . . Kush?

– AJO:

– NUSJA,

– GËZIMI,

– DASHURIA

– dhe. . . .,

– DJEPI I JETËS!

————————————–

*) Malthus Thomas Robert: (1766 – 1834 )

Ekonomist dhe klerik angles. Ishte ndër themeluesit e Shkencës së Ekonomisë Politike. Ishte I njohur për teorinë e tij, siç edhe është parashikuar në Essay on Populacion ( 1798 ), sipas së cilës,  ritmet e rritjes së popullsisë, priren të jenë në shpërpjestim me rritjen e mjeteve të jetës. Masat për të mbajtur nën fre rritjen e popullsisë, nëpërmjet pengimit të shtatzënësisë, janë të domosdoshme për parandalimin e katastrofës.

 

Athinë, Tetor, 2017!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s