Poezi nga Ligor Shyti

Poezi nga Ligor Shyti

 

VERËS!

Sa shumë
e prita zjarrin tënd,
që për çudi,
aq shumë vonoi,
por nuk e di,
as vetë s’e di,
kur erdhe…
ky afshi yt
më përvëloi.

Sa shumë
e desha
ardhjen tënde,
nga malli i madh
të shoh në ëndërr,
por nuk e di,
as vetë s’e di,
kur u takuam…
Më doli
zhgjendërr.

Sa shumë,
sa shumë që të dua
dhe,
kur je larg,
të dua shumë.
Kur të kam afër,
as vetë
s’e di,
je ti një tjetër,
a jam unë?!

 

PO TË SHOH ME SY QIELLI

Nuk jam pranë teje sot.
Jam larg… lart.
Por ty të shoh me sytë e qiellit
Me sy blu
që derdhin lotë mëngjesesh.
Sy pa lente,
pa syze,
sy shqiponjash
që mbretërojnë lartësitë.
Sot,
vij e të shoh me sytë e reve
që ecin vrrullshem
drejt yllit tend
e të sjellin shi lotësh.
Sot,
të shoh me sy planetesh
të ndritshëm,
sy galaktike
që pijnë qumësht të kulluar
në Kashtën e Kumtrit.
Të shoh me sy perëndie,
sepse pa ty,
sot,
po kaloj çaste vetmie.

 

***

Unë jam një puthje ere
që vij sa herë ka ndryshime stinësh.
Jam fllad pranvere pas një nate dimri.
Aromë trendafilash
që shfaqem papritur 
pas stinës së nxehtë.
Jam simfoni bilbilash
që jap koncerte edhe në vjeshtë.
Unë,
jam valë deti
që në tokë s’ka mbritur asnjëherë,
jam këngë gjinkallash
që këndoj vetëm në verë.
Jam puthje ylberi,
plot ngjyra,
që shfaqem dhe iki si ëndërr.
Jam galaktikë dashurish
që puthjen kam në qendër

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s