Qiellit i lirë / Poezi nga Armando Vebiu

Poezi nga Armando Vebiu
 
 
Qiellit i lirë
 
Përkundet një gjethe, vallëzon mbi deg’
përkundet dhe mendja ime djallëzore!
Ngulmoj mbi të, të buças si geg,
e zëri të jehojë mbi pyjet malore.
 
Dhe bashkë me flladin të ngjis rrëpirat
ashtu të gufojë zemra e qeshur,
ndër shkurre kapur të shpreh dëshirat
vrulle që mbartin guximin e shprehur!
 
Se quaj adrenalinë të pakuptimtë
e as kohë të humbur nën egon e kotë,
si i dhanë kuptim këto fjalë vargut rim’
nxit dhe dëshirat të mposht këtë botë!
 
I qeshur me erën tash ngjitur mbi majë,
e mposhta botën a më mposhti mua!?
Përësëri në kraharor një ndjenjë kam
të zgjoj të nesërmen, ditë që zbardh.
 
Dhe në qoftë se bie, si gjethe te stralli,
do ringjallem sërish, porsi një feniks
Në greminë do kapem tek një gjethe prralli,
e përjetë do mebetem, qiellit i lirë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s