KUR TA HEDHËSH GURIM MOS E FSHEH DORËN SE KËTË NUK E DURON FSHATI HEROIK ORIZARJA / Nga: Nehat Jahiu

KUR TA HEDHËSH GURIM MOS E FSHEH DORËN SE KËTË NUK E DURON FSHATI HEROIK ORIZARJA

 

Nga: Nehat Jahiu

Banorët e Orëzarës, por edhe shqiptarët në tërësi nuk e kanë traditë ta hudhin gurin dhe ta fshehin dorën, sepse ketë nuk ua lejon tradita e sidomos banorët e një fshati heroik siç e ka pagëzuar një person këtë fshat. Është turp i turpit. Orizarasit për hirr të traditës kurr nuk i kanë pranuar dhe nuk do ti pranoj njerëzit e tillë që të gjujnë pas shpine me gurë dhe të fshehin dorën. Ju i nderuari zotri dilni hapur dhe thuajeni ose shkruajeni ate që mendoni se duhet te thuani ose ta shkruani, sepse trimat e Orizarës kurr shekuj me radhë nuk kane bërë një gjë të tillë të vrasin pas shpine dhe ta fshehin doren.Në kohën e fundit më ka rastisur që ti lexoj disa gjëra në emër të kësaj faqeje që nuk meritojnë fare këto postime të qëndrojnë në emër të emrit që e mban kjo faqe. Po nese je burrë dil në fushë të mejdanit dhe nxirre emrin dhe mbiemrin e vërtete dhe mos u fsheh tek një emër shumë me vlerë siç është FSHATI HEROIK ORIZARJA, sepse me të vërtetë ky fshat ka pasur gjithnjë trima, ka pasur dëshmorë, ka pasur heronj, ka pasur luftëtare të lirisë, por ata kurr nuk e kane fshehur emrin dhe mbiemrin e tyre.

Kam lexuar shumë gjëra të postuara në këtë faqe që janë shumë të fëlliqura dhe këtë e bëjnë njerëzit e fëlliqur të cilët fshihen dhe nuk dalin për të treguar te vërtetën se kush është personi i vërtetë.
Edhe pse tani është një kohë e kampanjës zgjedhore nuk do të thotë se është e lejuar të shkruhen ose të postohen gjëra aq të poshtra nga njerëz të poshtër që e fshehin veten dhe gjuajnë pas shpine. Edhe në kampanjat zgjedhore askund në botë nuk është e lejuar të thuhet ose të shkruhet gjithëçka, sepse kodeksi i fjalorit të shqiptarit, por në përgjithësi kodeksi njerëzor këto gjëra nuk i lejon.

I fshehuri i kësaj faqe në kohën e fundit po e përsëris se është aq i pabesë që njëherit jo vetëm që fsheh emrin dhe mbiemrin, por edhe etikon njerëz që e turpron faqen me emrin që e mban , por edhe i turpron të gjithë banorët e fshatit Orizare. Ne mesin e shumë shkrimeve të postuara tani sapo ka postuar një shkrim me sa vijon:

“Ali Ahmeti tradhëtar. BDI dora juaj është e njollosur me gjak, keni vra shumë shqiptarë, shumë nëna kanë mbetur pa djalin e saj andaj mos voto BDI.”
“MOS VOTO BDI”
Ky është postimi i një “ atdhetrari” të fshatit Orizare që fshihet nën maskën e faqes “FSHATI HEROIK ORIZARJA”.. Ky është personi që poston në emër të kësaj faqe dhe e fsheh emrin dhe mbiemrin e tij. Po e përsëris edhe njëherë po ndalem vetëm tek postimi i para pak kohësh që u postua nga kjo dorë e fëlliqur.

A thua vallë posedon ky person të dhëna se Ali Ahmeti është tradhëtar?
Nëse i posedon këto të dhëna i kisha bërë kërkese që ti nxjerr të gjitha të dhënat e argumentuara se me të vërtetë Ali Ahmete na qenka tradhëtar?
BDI dora juaj është e njollosur me gjak. Të lutem, o ti “ pariot” vetëm një emër përmende nga vendlindja ime dhe e ytja Orizarja që është anëtar i BDI- së dhe dora e tij është e njollosur me gjak?

Keni vra shumë shqiptare, shumë nëna kanë mbetur pa djalin e saj .
Të lutem, o “ HERO” i Orizarës thuaje një emër të një personi nga vendlindja ime dhe e ytja që ka vra shumë shqiptarë?
Cilat janë ato nëna që paskën mbetur pa djalin e tyre që ia paskan vra anëtarët e BDI-së në Orizare? Mos vallë ka mbetur nëna yte pa ty që të paskën vrarë, “ O HERO” i Orizarës?

MOS VOTO BDI

Kjo është e drejta personale e çdo individi sikur që është edhe e ytja të votosh kë të duash, por kush je ti që i porosit njerëzit kë ta votojnë dhe kë mos ta votojnë?

Në fund: O, ti “HERO I ORIZARËS” nuk ke të drejtë asnjë lider partie dhe asnjë anëtarë të të gjitha partive politike shqiptare ti shpallësh për tradhëtarë.

Tu kisha lutur dhe të kisha bë kërkesë vendose gishtin në kokë. Mendohu mire! Kthelloje mendjen që e ke turbulluar vet ose ta ka turbulluar dikush.

Kërkoju falje njerëzve e sidomos banorëve të Orizares për këto postime sa nuk është bërë vonë, sepse dikur do të pendohesh, por do të jetë shumë me vonesë!

Orizare, 23.10. 2017

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s