On the trip ( sekuenca IX ) / Nga ( Hamdi ) Erjon Muça

On the trip

 

Nga ( Hamdi ) Erjon Muça

– sekuenca IX-

Gati pa dashur gjeta këtë lloj ditari të Orestit. Ai me të qeshur më tha.
– E nisa shumë vite më parë kur fillova punë si shofer kamioni dhe do e titulloja On the rrotë. Merre dhe lexoje po të duash por nuk është ndonjë gjë e madhe.
On the rrotë-n e vet Oresti e niste kështu.
Një shtëllungë tymi dilte nga tymtari i një shtëpie të bardhë…
Për një çast, m’u duk sikur isha brenda një përalle…
Shtëpi dy katëshe e vetmuar, me stivën e druve të rregulluar bukur, pylli gri me petkun dimërorë, bardhësi rreth e përqark dhe dielli që sapo përkëdhelte majat e maleve të zbardhura nga dëbora.
E ftohtë, e bukur dhe e brishtë kjo panoramë. Dukej sikur njeriu nuk kish shkelur akoma…
Më pëlqente, por në të njëjtën kohë, ky pejsazh më ndillte trishtim. Dëbora përkulte degët e pemëve, si një sovran që kërkon përulje nga populli i vet. Populli përulej, ashtu siç përulen pemët përballë këtijë sovrani, të bardhë, të ftohtë, të brishtë dhe të rëndë.
Gjithmonë kam besuar tek madhështia e artistit me emrin, natyrë. Arrinë në çdo moment, në çdo stinë, në çdo rrethanë, ti japë pejsazheve, ngjyrat që i shkojnë. Ngjyrave, panoramat e përshtatëshme për to. Ndërkohë që mendoja dhe mundohesha të përshkruaja ambjentin përrreth, Kish lindur dielli. Peisazhi dukej sikur kish marrë pamje dhe ngjyra të tjera.
Dielli gëzonte gjithçka. Me rrezet jetëdhënëse ngrohte trupat, zemrat dhe shpirtrat e përgjumur të dimrit.
I ftohti dukej sikur gëzonte tek lindte Dielli.
Dëborës, ai i falte një vezullim mahnitës. Ajo bardhësi e e ftohtë, e brishtë dhe trishtim ndjellëse, qe kthyer në një tabllo, plot me harmoni ngjyrash. Mungonte vetëm jeshilja, që dukej sikur me dashje dikush e kish zëvëndësuar me kete bardhësi rrëzëllitëse. Dëbora dukej e gëzuar. sikur të kish takuar një mik të vjetër, që nuk e shihte prej shumë kohësh dhe kërkonte ta përqafonte me mall mikun e vet, ose e kundërta.
Dëshiroj ti përshkruaj sa më bukur dhe origjinale këto momente mahnitëse, por e di që sa më shumë të mundohem, aq më shumë do të gaboj, Natyra është aq origjinale dhe e bukur, saqë ne njerëzit nuk mund të arrijmë kurrë të përshkruajmë me fjalë, spektaklin madhështor që ajo shfaq, çdo ditë, para syve tanë. Ajo arrin ti flasë shpirtrave të përgjumur të njerëzve, të kafshëve dhe tokës së ngrirë nga dimri.
Dëbora! Nuk më vjen keq që nuk arrij që të gjej fjalët e duhura, për ti përshkruar madhështore , ashtu si ç’janë të gjitha fenomenet natyrore. Përkundrazi, më jep kënaqësi që më mbush shpirtin plot me fantazi. Më duket vetja si një lum i bymyer, që shpejton të derdhet në det, dhe shkatërron të gjitha pengesat që i ngrihen përgjatë rugëtimit.
Vështroja përreth dhe ndihesha i qeshur në shpirt. Dielli, me madhështinë e vet, më falte jetë dhe gjallëri.

Sirena e një kamioni, më ngriti nga ëndrra ime, në shgjëndërr. Duhet të lëvizja. Këtu jam në një udhëtim pune dhe jo me pushime.
Duke udhëtuar, ndërronte edhe peisazhi që më rrethonte.

***
Ne, njerëzit, kemi filluar ta harrojmë bukurinë e natyrës. Të zhytur në punët dhe problemet tona, kemi harruar që ajo ka nevojë për kujdesin tonë. E kuptojmë mungesën e saj, vetëm kur xhunglat prej betoni, me emrin qytete, zënë vendin e gjelbërimit dhe të gjallërisë origjinale të natyrës. Jeta jonë lëviz me shpejtësi marramendëse, ne, robër të këtij lloj sistemi gjakpirës, jo vetëm që nuk kemi kohë për tu kujdesur për të, por as për t’u shlodhur në ledhatimet e saj. Nuk e kemi kohën, apo nuk duam ta gjejmë?!
Edhe kur na mbetet pak kohë e lirë, ne e kalojmë të mbyllur nëpër kafene, duke biseduar për politikën, për sportin, apo për argumenta të tjerë, më pak ose më tepër të rëndomtë se kaq.
Të gjitha këto peisazhë dhe mendime që fluturonin në mendjen time, më shtynë të rreflektoja mbi shumë argumenta, por mbi njërën mbi gjithçka. Çfarë na shtyu ne njerëzve, që në një moment të ekzistencës tonë të shkurtër, përmes dhimbjeve të mishit, të shkëpusnim lidhjen tonë me natyrën? Mos vallë në një moment të caktuar ajo heshti? Apo mos vallë në atë moment, ne reshtëm së dëgjuari? Shtyrë nga madhështia e gënjeshtërt, e qenies tonë ne filluam ta shkelnim dhe ta keqtrajtonim sikur të ishim ne krijuesit e saj dhe jo e kundërta?
Nga pyetjet e mësipërme, jam i bindur se më e arsyeshme është e dyta. Përgjigjja më e saktë është ajo, që ne nuk duam ta dëgjojmë më gjuhën e saj, pasi ajo nuk rresht kurrë së foluri.
Prova më e bukur, për mua, pasi prova ka shumë, ndodh në dimër. Më ka ndodhur dy apo tri herë, të shtrihem të fle me vështrimin nga asfalti gri dhe kur jam zgjuar, surpriza ka qenë gjithnjë rrënqethëse, e mbështjellë me bukurinë e ftohtë të dëborës.
Nuk ishte e mundur! Kish rënë dëborë për gjithë natën, e butë, e lehtë. Ajo është pushtuesi më i fortë. Pushton gjithçka pa bërë as zhurmën më të vogël. Kjo për mua, është shenja më e fortë që ajo na flet. Dhe me anë të kësaj gjuhe magjepsëse, na thotë se vetëm ajo na ka magjepsur, na magjeps dhe do të vazhdojë ta bëjë derisa të ekzistojëmë, ne njerëzit! E vetmja gjë që kemi bërë, bëjmë dhe do vazhdojmë të bëjmë, nëse dikush nuk na ndal, është ta plagosim a dhe ta ofendojmë. E megjithatë ajo vazhdon të na dojë, të na flasë dhe të na dhurojë surpriza të bukura dhe ngjethëse.
Fëshfërima e gjetheve të pemëve, të lëkundura nga era e ngrohtë e verës,. Trishtimi i pemëve të shveshura në vjeshtë, rënkimi i degëve të thyera nga pesha e dëborës, në dimër. Gjallëria e gonxheve që çelin, bashkë me cicërimat e zogjve shtegtarë që kthehen në pranverë. Jo vetëm këto dukuri të mrekullueshme, por edhe zhurma e piklave të shiut ose të breshërit mbi çati. Ose fëshfëria e lehtë e flokëve të dëborës, kur mbështeten lehtë mbi tokë. Forca shkatërruese e stuhive, termeteve, vullkaneve, apo ajo e lumejve të tejmbushur që përmbysin gjithçka i rrethon. Apo zhurma shurdhuese e bubullumave të cilat vinë pas dritës verbuese të vetëtimave.

“Më erdhi mirë që nisa të lexoj këtë lloj ditari pasi vë re që Oresti paska arritura ta mposhtë nostalgjinë për Durrësin. E këtë ia uroj edhe tani, teksa e shoh që i zymtë si një ditë me shi shoqëron fëmijët për në shkollë, që më pas të shkojë në punë.”

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s