Poezi nga Beqir Benishi

Poezi nga Beqir Benishi

 

Sonte

Po e nisi një kali andej kah ti
Ngarkuar rëndë me ëndrrat mia
Po të duash ëndrrat bëj dyshek
Vetëm me diellin tënd mbulomë
Në stinën që po drithërojmë.

 

Aq pa pritur u shfaqe

unë isha këtu
këtu ishe edhe ti
vetëm se reja në mes kishte hyrë 
ndaj nuk u pamë unë e ti

më gjete të egër lakuriq
diell mbulomë me flokë tu
të tjerë më shohin ndryshe
nuk i kanë sytë e tu

si farën e pa pjekur
më piq si lulen dëlirësisë
më merr në gjinjtë tu
ku nxë e çilet fara e ardhmërisë

kështu lakuriq të egër vetëm ti më do
të tjerë nuk i kanë sytë e tu
grua më merr më shtrëngo
o diell mbulomë me dashuri.

 

Aq pa pritur u shfaqe

unë isha këtu
këtu ishe edhe ti
vetëm se reja në mes kishte hyrë 
ndaj nuk u pamë unë e ti

më gjete të egër lakuriq
diell mbulomë me flokë tu
të tjerë më shohin ndryshe
nuk i kanë sytë e tu

si farën e pa pjekur
më piq si lulen dëlirësisë
më merr në gjinjtë tu
ku nxë e çilet fara e ardhmërisë

kështu lakuriq të egër vetëm ti më do
të tjerë nuk i kanë sytë e tu
grua më merr më shtrëngo
o diell mbulomë me dashuri.

 

Vetëvrasja

e kam lexuar diku ne librat e shenjët se
banorët e ferrit ushqehen nga pema zakum /1
po mirë besova unë si ti se ajo është i vetmi ushqim aty
tash pyes veten mos kemi vdekur
nëse jo si ndodhi qe mbiu në tokën që i ngjan parajsës
nëse mbiu kush po e ujit
nëse detyrohemi të hamë nga kjo
nuk pyeta pse
pasi vetes ja kemi sjell në tryezë
ti po deshe thuaj e mbolli djalli dhe ai kujdeset për te
ngushëllohu për çastin
po kjo nuk të liron nga përgjegjësia.

1. zekum pema me te cilën ushqehen banorë e ferrit (xhehenemit)


 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s