Poezi nga Juljana Mehmeti

Poezi nga Juljana Mehmeti

 

Valët…

Mesazhe të largëta
vijëzuar shpirtit
ndër dallgë…

 

***

Nuk e dua atë ndriçim të verbër,
që sytë errëson
e shpirtin stis në të hirta mjergulla.
Nuk i dua as iluzionet e kota,
që fjalët shformësojnë
zverdhjes kohë.
…dua të përkundem largësive të asaj drite të bardhë,
me sytë mbyllur
drejt një tjetër ëndrre…

 

***

Jane disa kthina të fshehta,
që lëvrijnë arsyes hermetike
e mezi presin të pushtojë skenën e zbrazët të aparencës,
për të nisur vallëzimin e çmendur
tingujve jetë,
fjalëve të pathëna
që pulsojnë vullkaneve të fjetura
shpërthyer në erozione venash
sensacione të pajetuara emocionesh.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s