Poezi nga Lili Bimi

 

Poezi nga Lili Bimi
 
 
Një natë…
 
Një natë e puthëm hënën
e qiellit iu derdhën ëndrrat e mia
… pritur sa stinë
yjet flakërimë në qiej u shuan.
Ne vallëzuam deri në mëngjes
mes puthjesh pa fund
lundruam, si në det
e nata u tret zjarrit dashurisë
 
Një natë, dy netë
sa puthje të panumërta e ledhatime
 
O zot…!
 
Ma ruaj ëndrrën të vijë sërish sonte
në këtë vetmi që po më mbyt.
 
Kujtoj sytë e tij
e malli prek në kurme qielli…
 
 
Ndjesi nate …
 
Një puthje pranverore e bart me vete,
sa herë bie e zgjohem nëpër ëndrra.
 
Kam kaq frikë nga dashuria,
edhe pse është ajo që ëndrrat m’i zgjon,
ndaj vrapin e ndal tek poezia.
 
Zgjas duart ashtu si pa kuptuar,
të të prek vargu im i stërzgjatur,
ku dhimbje ka shumë e pak dashuri.
 
Shëroma plagen, duke ma lidhur
me një fashë të qiellit blu.
 
Netëve ndihem një hënë e venitur,
që ka humbur driten e argjendtë .,
në mes të errësires, ërrësirë jam
në mungesen tënde, dashuri.
 
 
 
PORTRETIN TËND
(Poetit Azem Shkreli)
 
Nga largësia
e lexoj portretin tënd poet,
si shqiptaria
me ngjyra jete shqip më flet.
 
Mes rrudhave të ballit
strehuar motet e ikura gjak
me thinjat lavdi të mallit
dëshmi për kohën si babaplak.
 
Të lexoj poet si Kosovën,
që dhimbje e plagë i lidhi nyje,
si Shkrelin dhe Rugovën
shtruar mbi truallin me bojë lirie.
 
Nga largësia sikur dikur
Poet të lexojë përsëri,
si sytë veshur plot nure
Vegim ardhmërie për Shqipëri!

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s