Poezi nga Manushaqe Toromani

Poezi nga Manushaqe Toromani
 
 
Ti kujtomë
 
Kujtomë, mos më harro
 
Do të të duhem një ditë,
Kur dita të të ketë lodhur
E nata mos të të mbyllë sytë
 
Kujtomë,
se harrohem lehtë
 
Kur vitet të kenë kaluar
Do të duhem vërtet
 
Kujtomë,
më kujto tani,
se do të duhem në Dimër
në ditët me shi.
 
Kujtomë, kujtomë ti
nëse veten e do
veçi harruari, harron
Ti më kujto!
 
 
 
***
 
Si mund të të zërë gjumi
pa më thënë një fjalë
vetëm një të vetme,
të më mbante gjallë,
si nuk tu tha gjuha, do isha më e qetë
vetes do i thoja:
” nuk flet një memec”.
 
 
 
***
 
Ty të pëlqen të të duan
vetë, nuk fal asnjë grimë
kurrnac ke qenë gjithë jetën
çdo gjë e ke me kursim
më duaj, më duaj thua
dhe unë e mjera jap e jap sa kam,
por kurrë s’ më mbaron e shkreta
nuk shkoj të blej në dyqan.
Se dashuria është jep e merr
në do të jetojë gjatë
në një anë nuk mund të mbahet
ndryshe kthehet në lume të thatë.
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s