Poezi nga Pëllumb Guri

Poezi nga Pëllumb Guri
 
 
GJURMË DRITE…….
 
Mësova të eci mbi fjalët ,
mbuluar prej errësirave dhe lashë gjurmë drite aty.
Eci moçaleve të jetës ku pak do të guxonin.
Mbërthyer rri trupi im në karrocë invalidi
të thyejë gjithë paragjykimet.
Jam nisur për aty,
në boten e minuar të mëkatarëve,
të shpëtoj boten e gjymtuar të dashurive.
e ndoshta do të më duhet të vdes në betejën e urrejtjes.
Të gjithë jemi pjesë e këtij cikli paragjykimesh të pamoraltë,
të këtij posedimi,
si një varkë, e cila nuk do të më lere të mbytem brenda saj .
Jam nisur për aty, ku hakmarrje merr çdo formë ndaj padrejtësive,
ku do të më duhet një dashuri akoma dhe më e madhe për ta mposhtur….
Perënditë nuk dinë të bëjnë më shumë mrekulli se ajo e dashurive.
 
 
 
GUACKAT NË BREG TË DETIT
 
Në bregun e detit ka mijëra guacka,
që dikur brenda tyre mbartën jetë.
Zgjat dorën ti mbledh,
zbukurojmë e shkruajmë me to emra njerëzish dekor i heshtur që flet gjuhën e dhimbjes.
Mendje e shkujdesur shkel mbi to dhe i thyen pa dëgjuar asnjë notë dhimbjeje.
Jetojmë në kohët moderrne dhe shkelim të gjitha parimet,
si të ishin guacka deti që në rërë dergjen.
Ecim në një funeral të lashtë, si vrasës të qetë
e luajmë me skeletet e tyre tragjedinë tonë
skenen e jetës aktorë të vetë fatet tona.
 
 
 
TË KAM GJITHMONË ME VETE
 
Të dua me dhimbje
e jo vetëm me dashuri.
Të gjitha dashuritë dhembin fort ,
s’ të gënjej,
kështu janë dashuritë
porta të hapura pasyruar diellit.
Pa të, do i ngjante vdekjes….,
harrim,
zhytur në mjegullën e errët, të ftohtë,
pa asnjë grimcë drite mbuluar në kohë
me lagështine e saj.
Ndaj, të dua me dhimbje
të kem gjithmonë me vete
brenda stuhive të mia,
që më rrëmbejnë për t’u strukur e fshehur tek ty.
Shpirti rri mbërthyer, ngulur me gozhdë të dhimbjes.
Pikon gjaku i dashurisë sime të pastër,
si vesa që pret të përthahet
nga rrezet e para të agimit që lindin gjithë dashuritë.
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s