Poezi nga Zyba Hysa

Poezi nga Zyba Hysa

 

O, IM ZOT!

– Florin qiellor e mbledh me sy
Ta hedh mbi gjoksin sythe – çelur.
Ti me vështron, por s’di se si,
Nga kupa jete sa na ka ngelur…

– Ngjan, sikur kupë – jetës sime,
Vitet asgjë nuk i kanë prekur,
Koha e shkuar… anashkalime,
Për ty është ruajtur e patretur!

Ti mblidhi gjithë yjet drite – plot,
Diellin dhe hënën e bëji bashkë,
Është më e shndritshme, o im zot,
Drita e shpirtit që unë të dhashë…

Kupa e jetës… mbaron atëherë,
Kur dritën ia fikim universit tonë!
Sythe – shpirti, mbi gjoks shpërthejnë,
Kur buzët tona, mbi buzë frymojnë…

 

I ZIU MALL…

Më shfaqen shumë kujtime,
Ashtu të ujëzuara nga koha,
Shpesh kujtoj fëmininë time,
Asnjëherë si fëmijë s’jetova!

Më shfaqen shumë kujtime,
Pa kujtime jetën s’do ta doja,
Vjen rinia errshëm si vegime,
Ta jetoj përsëri s’do të doja!

Më thuaj për kujtimet tona!
Më vijnë me zjarrin e Majit,
Grykave t’shpirtit del jehona,
Universi… pi flakët e mallit!

As fëmijërinë, as rininë trime,
S’e jetova kurrë për së dyti,
Ç’po ndodh në qënien time,
Maji ynë vetveten përsëriti!

Mbase s’e njoha kurrë rininë,
Kurrë kaq e re s’jam ndjerë!
Edhe kur e kisha bukurinë,
Rinija s’kish forcë ta prekë!

Mendo; sa Maje kemi prekur,
Sa njëri – tjetrit i thirrëm Maj!
Shpresat si vetë Maji çelur,
Parfum vjen… i ziu mall!

 

FILOZOFI JETE

(THJESHTËSI)

Ej, ti q’bëhesh ai që s’je,
Mos harro se ç’ka mbi ne,
Sado maska të ndërrojmë,
S’mund t’i fshihesh Zotit tonë!

Ej, aq kohë që bën prova,
Me rimel si vajzat tona…
Të ndërrosh fytyrën vetë,
Mos harxho kohën e shenjtë!

Aq kohë sa të ndryshohesh,
Ai që ti s’je të tregohesh,
Merre veten me të mirë,
Pastro shpirtin duke fshirë!

Duke fshirë vese ligësie,
Lulëzojnë tipare bukurije,
Sa dhe vetë do habitesh,
Me pëllëmbë do të rritesh!

Njeriu s’rritet me të shtira,
Kurrë s’rritet me pasurira,
Njeriu rritet duke dhënë,
Dashuri, pa ngritur zënë!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s