Monografi nga Albert Zholi : “RESHAT ARBANA –“ARTIST I POPULLIT “ libri që çon në piedestal artin shqiptar / Nga: Harallamb Kota, studiues

Monografi nga Albert Zholi : “RESHAT ARBANA –“ARTIST I POPULLIT “ libri që çon në piedestal artin shqiptar
 
Nga: Harallamb Kota, studiues
 
Shkrimtari Albert Zholi, pas publikimit të librit “IKJA E MADHE”, paraqitet para publikut artdashës shqiptar e më gjërë, me një tjetër vepër letrare me librin monografi “Reshat Arbana – Artist i Popullit”.
Libri “Reshat Arbana – Artist i Popullit”, është shkruar me tepër dashuri dhe është ndërtuar me frazelogji të spikatura e figura letrare të zgjedhura me mjeshtëri nga shkrimtari Zholi. Libri përbëhet nga rreth 260 faqe, të cilat nga fillimi deri në fund të rrëmbejnë dhe të zhysin, në leximin e jetshkrimit të artistit të madh Reshat Arbana, në leximin e ngjarjeve të shumta të lidhura me mjedisin ku ai lindi, me familjen e tij, si dhe me ngjarjet e ndodhura në ambjentet artistike, para fillimit të karierës së tij, deri në fund ku u shfaq si artist i formëzuar duke dominuar në skenat e Teatrit dhe Filmit.
Albert Zholi ka ditur t’i vendos titujt dhe ngjarjet, sipas një skenari të detajuar me tepër profesionalizëm. Pas një hyrje të shkurtër, autori Zholi ka menduar edhe për lexuesin e zakonshëm, duke vendosur dy tituj me përbajtje rreth historisë së Teatrit dhe Filmit Shqiptar. Pena e autorit Zholi, dallon për nga forma dhe përmbajtja kombëtare dhe synon të sjell para lexuesit historinë shekullore të skenave teatrale në Ilirinë e shekullit të VI para Krishtit, duke përmendur amfiteatrot në Apoloni, Butrint, Bylis, Klos, Finiq, Sofratikë, Durrës, etj. Pushtimet romako-bizantino-osmane, shkatëruan vlerat e kulturës iliro-arbnoro-shqiptare dhe siç shprehet autori Zholi “Obskurantizmi fetar ndaloi artin si të ishte djalli. Drama dhe lëvizja teatrore, rinisi në kohën e Rilindjes Kombëtare më 1874, nga Koto Hoxhi dhe në vitin 1875 nga Sami Frashëri, të pasuar më pas nga Pashk Babi, Gjergj Fishta, Kristo Floqi, Shtjefën Gjini, Mihal Grameno, Andon Zako Çajupi, etj ”. Filmi shkruan autori Zholi “hyri në Shqipëri në vitet 1911-12”.
Pasi ke marrë njohuritë historike rreth Teatrit dhe Filmit shqiptar, para krijimit të “Shtetit Shqiptar” nga Profeti Ismail Qemal Vlora, autori Zholi lodron me mjeshtëri duke formëzuar në rreth 40 faqe historinë e familjes Arbana, ardhur nga Stambolli në Arbanë dhe më pas në Tiranën e sapo nisur qytet. Autori Zholi, ka ditur të mbledh materialin e afruar nga personazhi i tij dhe t’i tjerë ngjarjet me perfeksionin e një mjeshtri, duke na afruar me imtësi jetesën e kësaj familje, bashkëjetesën e pjesëtarëve brenda familjes dhe duke skicuar portretet e gjysheve, nënave, grave, burrave dhe fëmijëve. Autori Zholi nuk anashkalon edhe detaje të grubulluara nga personazhi i tij, lidhur me mënyrën e organizimit të jetesës në fshat dhe në qytet, si dhe fragmente të detajuara lidhur me punët e bujqësisë e blegtorisë. Zholi është mjeshtër në përdorimin e figurave artistike, duke skicuar ç’do detaj nga fëmijëria e adoleshenca e Reshat Arbanës në qytetin e lindjes në Tiranë, në oboret e ndara me avlli, me rrugicat e ngushta e sheshin para shtëpive me qerpiç të banorëve të hershëm tiranas.
Autori Zholi, shkëputet me mjeshtëri nga ky kapitull dhe më tej synon të na nxjerë në shtegun e duhur ku edhe është synuar me këtë libër. Rershat Arbana, personazhi i Albert Zholit, u njoh me filmin në adoleshencën e vonë dhe u mrekullua. Ishte fillimi i ëndrës së Arbanës për të hyrë në botën e artit. Filmi “Debatiku” shkruan Zholi, e tërhoqi pa masë kur xhirohej në sheshin para shtëpisë ku banonte.
 
-2-
 
Reshat Arbana, shkruan Zholi, “kënaqej kur shihte Colin që luhej nga Shpëtim Zani…Ato ditë ngrihej herët e vraponte tek vendi i xhirimit. Ishte përballja e parë me një shesh xhirimi ”.
Autori Zholi, shkëputet nga sheshi i xhrimit të filmit “Debatik”, dhe e sjell personazhin e tij, adoleshentin Reshat Arbana, para Teatrit, duke na dhënë një detaj të individualitetit të tij, shkathtësinë për të hyrë në Teatër, pasi “kishte gjetur mënyrën t’i përvidhej syrit të Nushit”. Hyrja në rrugën e artit, shkruan autori Zholi, për të ishte si një ëndër pasionante.
Unë, nuk dëshiroj të përsëris në shkrimin tim ngjarjet e filmave shqiptar e të huaj, si dhe personazhet e shumtë që luanin e aktronin, pasi autori Zholi, i ka përshruar me imtësi dhe i ka ngjizur me mjeshtëri me ëndrën magjiplot që thurte Reshat Arbana.
 
 
Albert Zholi
 
Autori Zholi, e tjer ëndrën “ReshatArbana” dhe i valëzon ngjarjet, nga piksynimet e tij për tu bërë aktor, në paraqitjen për konkurim në Institutin e Arteve, fitimin e konkurimit, fillimin e prezantimeve në Radio Tirana, dhe më pas puna në Teatër dhe në Filmin Shqiptar. Teatri dhe Filmi u kthyen në strehën më të dashur për Reshatin. Atje ai thithte art dhe siç shprehet autori Zholi, “arti është liri”, është tempulli i fjalës së lirë. Dishepujt e artit botëror kanë sugjestonuar njerëzimin dhe i kanë paraprirë tendencave shoqërore për progres dhe zhvillim. Edhe në Shqipërinë komuniste, artistët frymëzonin lirinë dhe progresin. Dishepujt e Teatrit dhe Filmit shqiptar, Frashëri, Popi, Roshi, Prosi, etj., shkruan autori Zholi, ishin njerëz të thjeshtë që paguheshin si të tjerët, por ishin njerëz me shpirt të madh dhe profesionalisht të arirë. Dashuria për artin dhe ndjenja kombëtare që i ushqente, i motivonte të luanin figurat më të spikatuara të shoqërisë shqiptare, duke i gdhëndur dhe kthyer në personazhe të paharushme për spektatorin, që mbushte plot e përplot sallat e Teatrit dhe të Kinemave në kryeqytet dhe në qytetet e tjera të Shqipërisë.
Korifejtë e artit ishin mësuesit e paharushëm për nxënësin Reshat Arbana. Autori Zholi, ka ditur ta nxjerrë në dritën e diellit këtë dukuri. Personazhi i tij, paraqitet në të gjithë librin, një njeri i thjeshtë, një aktor i zëshëm, kërkues që dëshiron të radhitet krahas kjorifejve, që ai i ka adhuruar dhe i adhuron përjetësisht. Në këtë këndvështrim, autori Zholi, ka dashur të publikoj madhërishëm personalitetet e artit, të Teatrit dhe Kinemasë. Zholi, është kuptimplot, kur e reshton Arbanën krahas tyre dhe në tentativat e pareshtura të tij për tu ngjitur lart. Deri ku ?, bëhet pyetja. Dhe Zholi, për ta lënë hapur shtegun që të çon në majat e suksesit, ka preferuar të japë lëvdatën e dy korifejve pas interpretimit të Reshat Arbanës në dramën “Familja e Pershkatarit” . Naim Frashëri i tha me mirëdashje: “Hajde qerata! I rrëmbeve durtrokitjet”, ndërsa Kadri Roshi buzëqesh dhe i tha: “Këtij roli që ke interpretuar sot, mos ti hyjë aktor tjetër se vetëm do t’i hajë munë”.
Zholi synon shumë më tepër, lidhur me vëndin që do ketë Arbana, në “zinxhirin e artë” të Teatrit dhe Kinemasë. Autori e paraqet Reshat Arbanën: shqiptar zanafillor që e do Shqipërinë dhe Kombin Shqiptar, patriot të guximshëm, të ndershëm dhe korekt, njeri serioz dhe me personalitet të lartë, talent, profesionist dhe aktor i dimensioneve të veçanta. Reshat Arbana ka spikatur me rolet dhe interpretimet e tij. Personazhi i Zholit, ka befasuar fillimisht aktorin e madh Sander Prosi, në provat gjenerale lidhur me filmin “Nëndori i Dytë”, ku luante Profetin Ismail dhe Reshat Arbana Kreshnikun Isa Boletini.
Autori Zholi, është ndalur në këtë rast dhe ka sjell para lexuesit Isa Boletinin dhe sozinë e tij Reshat Arbana. Ky ishte kulmi i suksesit të Arbanës, që e ngriti shumë lart dhe padyshim e ktheu në një mit.
 
Reshat Arbana ringjalli Isa Boletinin dhe është kthyer në simbol, për shqiptarët kudo në trojet shqiptare, sidomos në Kosovën martire. Autori Zholi, sillet qëllimisht rreth dy legjendave shqiptare, Kryezotit Skenderbe dhe Ali pash Tepelenës, të synuara për tu interpretuar nga Korifejtë e Teatrit e Filmit, fillimisht nga Frashëri e Roshi dhe më pas ëndëruar nga i madhi Reshat Arbana. Dy të parët janë larguar nga kjo jetë, ndërsa Arbana qëndron i gjallë si një kollos i vërtetë dhe pret ta luajë “Rolin e Madh”, të na ngjall Skenderbenë apo Ali Pashanë.
Sidoqoftë, tashmë Reshat Arbana është qëndisur me “gërma ari” dhe është kthyer në artistin e madh që frymëzon brezat e rinj të artistëve në rrugëtimin e tyre drejt suksesit.
Suksese shkrimtarit Albert Zholi, në rrugëtimin e lavdishëm në fushën e kulturës, artit, gazetarisë dhe letërsisë.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s