Poezi nga Agim Desku

Poezi nga Agim Desku

 

BUZËQESH

Buzëqesh nëse do të vritet koha e maskarenjëve
Ndoshta vetëm me njerin sy të të shikjonë dhelpërisht
Mos harro se atëherë je varg i jetës se bukur 
Kur ti fal buzqëqeshjen e zemrës pa asnjë dhembje.

Buzëqesh nëse më do pa asnjë plagë betejash
Luftëtarja ime e lirisë dhe zgjimi nga Ferri i Dantes
Me diellin më jeni rruga e vetme pa asnjë udhëkryq jete
Dhe drita që i vret të gjitha errësirat e saj.

Me buzëqeshjen tënde numërojmë fitore betejash
Dhe vrasim secilin bajloz deti dhe toke
Kurrë më s´do të takojmë asnjë kohë të tillë
Kaq shumë maskarenjë me fytyra ujqish.

Vërtetë po e hanë ashtin edhe kohën time të shejtë.

Buzëqesh nëse do të vritet koha e maskarenjëve

Të dielave buzëqesh kur bëhëm lutje e njëriut të varfër
Ndërsa për luftëtarën time të jetës shndërrohem në uratë hyjnish
Që asnjë fitore mos të na ndaloj më plagë shpirti.

Të gjitha betejat janë për fisin tim të shejtë
Dhe zanave që më jenë zoti im i gjithësisë.

 

GRUSHTI I MIGJENIT

Ah,sikur ta kisha një grusht të Migjenit
Do t´i ndaloja yjet të mos sjellin stuhi
Toka ka etje për shi pa cuname mbytëse
Ndoshta edhe për ndonjë grusht të fortë migjenian.

Jetoj si dje dhe flas me Migjenin
Më rritën grushtat e tij të krisur
Pa fuqi për të goditur heshtjen e malit
Që kurrë dhembjen shpirtërore nuk ja ndaloj.

Bërtas njëjtë të kem grushta me grimca atomi
Ta ndalojmë kohën e maskarënjve që vrasin diellin
Gjuajnë zotin dhe fjalosën me gjuhën e atdheut
Pse të mos dehem pa pasur fuqi ta vras edhe unë heshtjen.

Nëse një ditë vras,kam për ta vrarë kohën që shumë i besova
Jetën kur e mendoja është më e mira me kafen e miqëve
Që ditën lëvdonin e natën urrenin gotën time
Pse kurrë nuk u deha ,as nuk u bëra një i krisur i jetës.

E di që kurrë s´do të kem grushta si të Migjenit
Do t´i mbajë si relikt muzeu të shpirtit plot plagë jete
Ndonjehërë do t´i mëshoj kohës që aq shumë i besova
Në heshtje fjalën time e vranë të vrarët, fali o zot.

 

VDIS PËR FJALËN

Vdis për fjalën
Nëse ke shpirt Orfeu
Sa gëzim i sjellin lindjet jetës 
Dhe trëndafila që vetëm në yje kam parë.

Për vdekjet nuk kam fjalë
I thurin lëvdata qiellit.

Epitafe mbi lapidarët
Kanë pushtue varret e kohës sime.

Kush na qenka fajtor
Për tokën e humbur
Para secilës betejë
Për jetë a vdekje.

Ndoshta është në mëkatin tim lufta
Pse harrova të pagëzohem në emrin e Gjergjit.

Ç´fat e gjeti botën me mua
Apo ç´fatkeqësi mua më gjeti
Pse linda në të.

Nëse fjala vdes e para
Me cilin zot do të flas
Për tokën dhe fundin tim të shejtë.

 

MIQËSIA

Me gjuhën e zotit flitet me të
Fjalën nuk e mendoj si të vërtetë
Pa miqësinë jo si ëndërr,por si jetë
E ndajë me yjet mbrëmjeve kur më bëjnë dritë.

E kemi mbjell si farën e dijes
Nepër secilën kohë të Shqipërisë
Mbi dritën e diellit jam ngritur
Dhe dua të fluturoj enkas për poetin tim.

Ç´më duhet jeta sonte pa yjet e mbrëmjeve
Kur sebashku e kishim mendue të rrijmë
Hëna kur del të mahnitë me fustan nusërie
Nëse të falë buzëqeshje dhe bukurinë.

A e kam meritue ndonjëherë miqësinë e fjalës
Atë që flasim e nuk e vrasim asnjëherë natën e ditën
Kujtimet e miqësisë nëse nuk i ruaja gjatë tërë jetës
Ato do të zhduken bashkë me plagën e së vërtetës.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s