Poezi nga Anila Kruti

Poezi nga Anila Kruti
 
 
Lexoj veten
 
Stinët janë lodhur nëpër kohën e gjatë.
Eci ditënetëve të mia
me pyllin mbi shpinë.
Merr frymë nëpër shpatulla.
Bari lëshon krahët mbi gjinj.
Pëshpërijnë pemet në vjeshtën e artë që kuturisen në vetmi.
Burimin e pikëlluar se zë me gjumi.
Disa zogj marrin udhën nëpër floket e mi…
Ah!!!
E ul pyllin në prehër
dhe lexoj veten…
 
 
 
Deti
 
Më ndje, o Zot!
Pëshpërin deti.
S’më rrihet askund.
Vetëm në dritare , t’i dëgjoj zërin
dhe ta mbledh në duar.
Pastaj, ta derdh nëpër flokët e mi.
Mbi lëkurë shkumë e shuar…
 
 
 
Lidh ëndrrat
 
Nuk e di pse renda pas fillit të holluar.
Ndoshta ta kap …ta lidh diku nëpër kumbull a trëndafil.
Pas fillit që lidh mendimet e mia me qiellin.
Mu kujtua ime gjyshe në pragun e portes tirrte shtëllungën prej leshi..
hollë- hollë
me gishtat prej dege të çelur.
Diku këputej e gjyshja zantaçeshë e lidhte për të vazhduar udhën mes gishtrinjve…,
si të lidhte dhimbjet e jetës.
Ja, mu kujtua ajo e mira
te pragu ku binte dielli i praruar
dhe ngrohte duart e saj,
ndërsa duart e saj më ngrohnin mua
në prehrin djep dashurie.
Macja që i shtriqej nëpër këmbë
dhe unë që kafshoja kumbulla aguridhe.
Gjyshja ime e bukur nuk është më.
në qiell tirren ca re të bardha.
Në pragun e portës kanë rënë kumbullat e pjekura, ndersa unë me fillin e saj po lidh ëndrrat nëpër krahët e tyre,
si ajo dukur …!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s