Poezi nga Hysen Graçevci

Poezi nga Hysen Graçevci

 

SHTIGJEVE TË ATDHEUT
(Shtjefën Gjeçovit)

Rrënjës, në lashtësi,
burimeve të Dardanisë,
hapërimin nise…
Në muranën e Rozafasë
preke legjendën,
n’Troshan, ëndrrën.
Dhe, nga kjo fole,
fluturimin more, shtigjeve t’Atdheut…

Varreve, kullave të gurit ua nxore fjalën;
n’kandarin e burrërisē peshove dhimbjen.
Copëza shpirti, nga shpirti Yt fale,
nyjë lidhur, gjymtyrët e Vatanit!

Shekujve u vole reliktet,
shkronjat i shkrive në kode;
me gjak hyjnizove të ardhmen,
veprën –përmendore!

 

KUR KËNGËT…!
( Nexhmije Pagarusha)

Kur këngën e kishim të mekur
e buzeqeshjet venit’
Zëri Yt, ushqente shpresën,
njomte damarët, zgjonte hyjnitë!

Ecur ke shtigjeve me driza e prita
netëve pa hënë!
Ishte kohë e hienave, nepërkave,
syri bëhej pishë e zemra vaji!

Rënd peshonte barrë e kanunit,
jo rrall ndonjë fjalë pas shpine!
Guximshëm ece mes dy botëve,
duke rrënuar idhuj, tabu e mite!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s