Poezi nga Sadbere Gagica Spahija

Poezi nga Sadbere Gagica Spahija

 

KAM HARRUAR

Të flas sot me erën e vjeshtës
Me gjethet që shkund çdo ditë
Në guacën e shpirtit rrotullohet dhimbja
Nuk deshta të ik aq larg
Buzë rrugës e shoh një shpend
Më zbriti mbi supe heshtur cicëroi
E iku qiellit të kuqrremtë!

 

PSE HESHT KY ZOG

Kur vjeshta po ik ngadalë kokëulur
Pa më lënë një cicërimë në dritare
Ditën e mas me dhimbje loti
Mbledhur ne qepalla sysh
Pse hesht ky zog malli?

 

SI E DEHUR

Është kjo natë
Udhëve të mërgimit
Bredh ky malli im
Netëve zhvishet lakuriq
Mes yjesh digjem sonte
Prehem horizontit të pritjeve
Me ëndrra të palosura
Dhembja më shpon
Qetësinë e kam humbur
E shi bie nëpër vargje
Nëpër faqe të ditarit
Një kaptinë jete shkruar
Për ecjet e mia nëpër prush
Hëna më ngjan është kerrusur
Si degë e rënduar nga bora
Mes etjes për këngë
Druaj se do më merr deti
Si e dehur rri mes grilave
Fjalë e fjalë eh jeta ime
S’të njoha kur erdhe
A kur të erdha
Si foshnjë vura kokën
Në prehërin tënd vale
Ta prek diellin në mëngjes
Dhe zërin…ah zërin ta dëgjoj
Edhe sonte…sonte
Sa nuk jam bërë dallgë
Mbi këtë oqean lotësh
Që më derdhën si krua
Te kroi i kujtimeve
Është kjo natë….nata ime
A vetëm vigë mbi lumë
Deri tek ti!…

 

VJESHTË

Nata vjen e heshtur mes vargjesh
Unë flas me fjalën në rreshta pa pkë
E presje…loti im bëhet ujëvarë detesh
Në kështjellën e dashurisë kam futur ëndrrat
Dhe hahem në veten e parë sonte kam zjarrmi
Ti do ikësh një ditë fjordeve larg ..e unë
Do bredh udhëve duke kërkuar portretin tënd
Erdhe si muzë në mesnatë kur isha e humbur
Me krahehapur ta hapa portën e shpirtit u
bëra
Strehezë malli lundër në shtratin e stinës
Vjeshtë…muzgu ka rënë në bjeshkë erëra
fryjnë
Verë do pi sonte miqtë e mi poet mike të
dashura
Do ta mbështjellë veten me pelerinën e një
nate
Dhe sytë e një shqiponje që rrinte trazuar mbi
qiellin tim
Sonte …do pi verë..do dehem deri në mesnatë
T’i shoh si vallëzojnë yjet në sofrën time kupa
plot
Dashurinë nuk e mbolla unë..erdhi si fllad
pranvere
E vjeshta më tremb..dimër a sërish aromë
pranvere?
Këngë nga fjordet e largëta!

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s