Poezi nga Vjollca Ajasllari- Koni

Poezi nga Vjollca Ajasllari-  Koni

 

KËTË NATË, VJESHTE…

Më prit, do të vij sonte vonë,
errësirën ta ndriçoj me sytë e mi!
T’i “vjedhim” kohë kësaj nate,
kujt i duhet ky mot me shi?!

Nuk dua çadër, të mos lagem!
Prej kohësh e pres këtë rigë vjeshte;
erdha si flutur, përqark u solla
e, për çudi, Ti veç heshte!?

Heshtjen tënde dua ta pres,
si kostum të ri pas trupit!
Do ta mbaj tërë kohën veshur,
deri sa të bjerë gjethja e fundit!

Do të vish dhe Ti, një natë,
të më thuash e të rrëfesh brengën!
Po s’të pashë e s’të dëgjova,
heshtja jote më vrau ndjenjën!

 

NOTA TË VRARA!!

Atje ku gurët e muret janë me shumicë!
Shuhet një Yll e vritet një Afërditë!
Nota vajtimi ngrihen lartë mbi Re
kthehen në lotë përvëlues te ne!

O sokak i të marrėve ti nuk mbart faje!
Mos vallë, do heshtësh deri në perjetësi!?
Në Ty, prap do dëgjohen hapa në ecje,
E renkim i notave të saksafonit dėnuar me vdekje !

Ti, portokalle kur do lulëzosh tani,
në atë qytet përplot me histori?
Juga e bardhë çdo syth të përkëdhel,
po kam frikë se ngjyrë gjaku do çelë!

 

FLAS ME VETEN…!

Në këtë fund vjeshtë të mjegullt,
ngarkuar me timen brengë!
këtij trotuari shtruar gjethesh,
hapat e mija thyejnë heshtjen!

Duke murmuritur me veten,
në fakt, unë flas veç me Ty!
beftas, pashë si pikoi strehëza
njëhkohësisht me lotin tim në sy.

 

PORTRET NË SY

Do tė vij sot, si të kam premtuar,
pritja jote më dogji zjarr!
Po s’më njohe, e m’ke harruar,
kurorë vjeshte kam var në qafë.

Një tufë nga mali me trendelinë,
zbukuruar me flokun tim,
buqetë, buzëqeshjet i kam lidhur,
në degë ulluri me gjethe dafinë.

mos të habis kjo pamja ime,
se nuk dukem më si dikur,
më kujto, ta fal kurorën,
ta mbash relikt varur në mur!

Netëve të gjata të këtij dimri,
do të vij n’ëndërr veç për Ty,
në të kujtohem, e t’më kërkosh,
do t’më gjesh portret në sy!

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s