Prozë poetike nga Ramadan Mehmeti

 Prozë poetike nga Ramadan Mehmeti

 

PARAKALIM

Qyteti ka veshur kostum të zi.
Qiellit shihet një korb. Fluturon në ëndërr të humbur. Fluturon në të kaluarën, ndërsa e kaluara buzëqesh në heshtje mortore.
Bie vals i zi… E atje, sheshit të vetmuar, hijes sime të humbur, përsëri vallëzon dashuria. Ti atëherë m’u afrove aty e më the: “Vetëm biografia duhet ruajtur të mos shpërbëhet!”
Ja, tashti ka filluar parakalimi.
Qyteti ka veshur kostum të zi. Mes për mes sheshit ecën kortezhi.

 

LETRA E BARDHË

Ky vend ka gurë e nuk ka tokë. 
Ku të kultivohen të lashtat e ushqimeve primare?
Madje, ky vend ka dhoma të tmerrshme ku mbyllen kundërshtarët e rivalët. Ka një arbitër, dy e tre… ku bëhet lojë, si për të mashtruar diellin të mos përplas rrezet këtej.
Por, vallë, mashtrohet universi?
Nuk mashtrohet dot Letra e Bardhë.
Kot, trillohet se hidhet diçka në të. Secila pore e jetës rënkon për një faqe tekst. Malli është akoma dhe më i madh. Përvëlon dejt e gurit.
Edhe rrënjët e shelgut e flokët e mbetur telave me gjemba.
Nuk i shihni , cilët janë flamujt e lirisë që nuk erdhi për ne?…

 

DUKE NËNSHKRUAR  DËNIMIN ME VDEKJE

Dritaren lëre hapur, që të mund të arrijë valë – valë floku yt i artë tek unë, që të mund të rrjedhë gjaku im te palca e shpirtit tënd të lodhur.
Ke ikur me kohën që nuk kthen kurrë më në këngën e pakënduar epike.
Realitet apo ëndërr? Ëndërr apo reprizë e realitetit të hidhur?
Dramë me ngjyrime, nga kau i kuq dhe kau i zi të rikthejnë në mesjetë – në ikje, në diçka që lëviz.
Të lutem, liroma dhomën nga vegimet, lëri dorëzat mbi dritaren e drunjtë dhe ma shtrëngo dorën miqësisht. Në këtë takim të pabesueshëm mund ta këndojmë ndonjë serenadë, nën vajin e një mandoline të pluhurosur të motit. Dhe pastaj ta nënshkruajmë dënimin me vdekje, me lot.
Pse jo?
Vaji është kënga, kanë thënë. Dhe kjo nuk ndërron dot.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s