Shtëpia Botuese “Muzgu” publikon librin “Nëpër male me kulturë e humor” të autorit Ibrahim Haçkaj / TUNDIMI DHE MUZA E MALEVE : Pasthënie nga botuesi Mark Simoni

Shtëpia Botuese ” Muzgu” publikon librin ” Nëpër male me kulturë e humor” të autorit Ibrahim Haçkaj

TUNDIMI DHE MUZA E MALEVE

“Sa herë lexon një libër, i ngjitesh malit të dijes”, thotë Begnamino Croce. E patjetër mali i dijes bëhet akoma më konkret, kur libri është pikërisht për malet. Këtë e kam ndjerë tërësisht kur pata lexuar “Mali magjik” të Tomas Man, (për të cilin një kritik thotë se, bota ka po aq male sa ka dhe kopje të përkthyera të Man-it).
Kur pata dëgjuar për intelektualitetin e Ibrahim Hackajt, gjëja e parë që shquhej nga vokacioni i dëshirave të tij qe, udhëtimi nëpër malet më të lartë të botës. Rrethanat e sollën që të besonte tek unë për botim pikërisht këtë libër, këtë memuar interesant, këtë ditar udhëtimesh krejt të vecantë. Libri më pëlqeu vërtetë. Qe sugjestiv. Malet Everest, Mali i Bardhë (Francë), Kilimanxharo (Tanzani), Elbrus (Kaukaz), Dom (Zvicër), dhe majën më të lartë të Amerikës Latine (Aconcagua), ka arritur të shkelë gjurma e Hackajt. Cfarë gjeografie e harlisur udhëtimesh e vendesh, cfarë dëshire për të krijuar raporte me majat më të larta të botës. Ky raport i këtij udhëtari brilant me majet e botës, më kujtoi dy vargjet e famshëm të William Blake: “Kur njerëzit dhe malet takohen, / Bëhen gjëra të mëdha …/
Ky libër ishte impresionant dhe më bëri shumë përshtypje, pavarësisht se biblioteka e leximeve të mia nuk kishte pak libra për malet, madje libra të rëndësishëm të letërsisë botërore. Pata shkuar nëpër duar “Mali i ftohtë” (C. Frazier), “Mali përtej malit” T. Kidder, “Mali i bardhë” J. Christopher, “Te malet e cmendurisë” (Lovecraft), “Burrat që i shkojnë përshtat maleve të mia” (Irving Stone), “Aroma misterioze e maleve të verdhë” (Yasuko Thanh), apo dhe “Mali i jetës sime” i Walter Bonatti, etj. Tashmë dhe libri i Ibrahim Hackajt rri po kaq dinjitoz në bibliotekën time (brenda kolanës për malet).
Nga tërë kjo që thamë, duket sikur ky autor ka mbetur në grackën e pasionit të maleve dhe bota rreth tyre s’ka asgjë. Duket sikur Hackaj është rob i maleve, si në vargjet e Robert Bernsit: ” … Zemra ime është në malësi, / Zemra ime s’është këtu …/ “
Lau Tze thotë se, pas ashpërsisë së maleve shtrihen lëndinat e buta, me gjelbërimin e tyre tronditës.
Edhe te jeta e këtij autori, ka po të njëjtën filozofi, ka po të njëjtën matricë si tek përfytyrimi i Lau Tzes-ë. Është fasha e njeriut që mbanë makrokozmosin e mikrokozmosin e dëshirave, pasioneve, kulturave, dijeve, teorive, koncepteve, shkollave, tendencave, prirjeve. Jeta e Ibrahim Hackajt është e mbushur me gamë profesionesh, me shkolla shumë cilësore, me detyra interesante e të vecanta, me pasione të cuditëshme në raport me formimin e tij akademik. Lexon e përkthen nga anglishtja e rusishtja, frëngjishtja e italishtja. Pasionant i muzikës klasike dhe asaj operistike. Njeh shkëlqyer simfoninë e 9-të të Bethovenit, të thotë deri në detaj tekstet dhe vijën melodike të operave Rigoleto, Traviata, Aida, Otello, Berberi i Seviljes, Karmen etj. Ka punuar për 20 vite për Bankën Botërore këtu në Shqiperi si dhe në Kosovë. Ka bërë dhjetra studime. Per studimin rreth klimës në vende të ndryshme është dhe fitues i “Cmimi i Gjelbër”. Sa bukur. Tërë këto gjëra.
Por megjithatë ky libër është për malet, për pasionin e tij, për dëshirat e forta që e shtyjnë drejt majave të ashpra dhe drejt tundimit mrekullues.
Malet kanë turbulluar, ndjellë, tronditur, thirrur, tunduar muzën e mjaft poetëve. A nuk është frymëzuar nga malet Emily Dickingson tek “Ah Teneriffe”, apo Marianne Moore me “Oktopus”, Gary Snyder me “Poshtë dorës dhe syrit të kodrës së largët trupi yt”, apo Li Bai “Mali i gjelbër?”.
Ky libër që keni në dorë, na dërgon vërtetë drejt dëshirave të bukura, drejt majës së malit të dijeve.

(Kjo është pasthënia e librit që botoi këto ditë Shtëpia Botuese MUZGU, një libër voluminoz dhe me rreth 60 foto me ngjyra. Kopertina Bujar Kapexhiu)

 

Mark Simoni

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s