Metropol / Poezi nga Agim Bajrami

Poezi nga Agim Bajrami
 
 
Metropol
 
Është shumë i madh ky shesh për mua
më del dhe më tepron,
po prapë seç ndjej një të shtrënguar
një venë që më rënkon
 
Ndofta fajtore është kjo stinë,
që tërheq këmbët zvarrë
Këto pllaka që shtrënguar rrinë
dhe djegin porsi zjarr
 
Apo kjo turmë e çorientuar,
që rrjedh pa “semafor”,
ndërsa më shtyn me këmbë e duar
dhe mbjell tek unë terror
 
Një smog, si gjemb mi gërvish venat,
ndaj prapa kthehu lëviz,
si mizë më duket këtë çast vetja
bile, më keq se mizë
 
Pa trajtë bri meje duken njerëzit
me hap dhe frymë të rëndë
Ky është qytet që çmend vetveten,
por dhe të tjerët çmend
 
I lodhur ngjan heroi mbi kalë
çdo çast me dhimbje koke
Ky ajër që thith nuk është më ajër,
por tym plehu dhe drogë
 
Ngado pallate ngjyrë betoni,
por lule pak, shumë pak
s‘ di pse më vjen në mend Neroni,
që dogji Romën plakë
 
Është shumë i gjerë ky shesh me pllaka,
që mushkëritë mi vret
Sot Saharatë kanë ndërruar trajta
janë bërë si ky qytet!
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s