Njeriut / Poezi nga Babeta Rexhepi

Poezi nga Babeta Rexhepi
 
 
Njeriut
 
Kam mall për njeriun, atë të vërtetin
të cilin e varrosa me harresën time
e mohova, përbuza, me të realitetin
sot, me aq zjarr, e sjell ndër kujtime
 
Nuk di, si ndodhi kjo çudi tek mua
njeriun, që me ndjenjat luante çdo çast
plot bindje mendoja: kam gjithçka që dua!
nuk dija se një ditë, për ty do vuaja kaq
 
Se paska vdekje, që nuk ta marrin jetën
siç paska jetë, që bashkëjeton me vdekjen,
se paska ndjenja, që nuk i zbeh koha
siç paska kohë, që lindin ndjenja
 
Shpresoj shumë, të të sjell sërish,
si një surprizë, a rastësi në ditët e mia
Ty, që në mungesë të desha dyfish
Ty, që sa të kisha, s’ arrita të të njihja!
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s