Poezi nga Aqif Isaku

Poezi nga Aqif Isaku

 

BOTA IME ËSHTË ËNDËRR

Bota ime është ëndërr,
Ëndrra ime s`është e kot,
Pa shikoni miq të dashur,
Sa i lumtur unë jam sot!

Jo, jo, nuk kam ndryshuar,
Unë jam Trimi ai që jam,
Dhe pse ëndrrat m`kanë lazdruar,
Dua shokët t`i kem pranë.

Dhe shokët tok me mua,
Kur me ta n`kopsht dal të loz,
Hedhim vallen të gëzuar,
Dhe s`më marrin për tekanjoz.

 

ZOGUT

Zog i bukur që n`tel rri,
Dhe m`shikon mua në sy,
Ndale këngën, më dëgjo,
Ca urime m`i dërgo!

Që kam shkruar për ca shokë,
Kur s`i pashë më në dru tok,
Që kanë ikur, kanë shtegtuar,
Dhe për ikje s`më kanë njoftuar.

Andaj ti, i dashur mik,
Mbaje uratën mbi qerpik,
Dhe dërgova miqve të mi,
Që s`i kam më në shtëpi!

 

DRITARES SË DIJES
(Revistës për fëmijë “Ylberi”- Plus)

Një ylber më ra në dorë,
I buzëqeshur dhe gazmor,
S`isht` nga qielli kjo dhuratë,
Por revistë me faqe t`artë!

Kjo dritare rreze drite,
Është dritë jete, është dritë rrite,
Mbushur është me dije plot,
Aty ke të tërën Botë.

Dhe në faqet tjera prore,
Gjen urata perla gazmore,
Herë vjersha, herë tregime,
Plot urësi, plot këshillime.

Ky ylber, pra, është thesar,
Për të vegjlit, për shkollarë,
Është revistë e uruar,
Është dhuratë për ta lexuar.

E ti xhaxhi redaktor,
Fjalëmbël e punëtor,
Punën tënde mos e ndal,
Për çdo muaj “YLBER” na fal!

 

JU PRES

Ju kërkoja net të tëra
Net të tëra pa gjumë rrija
Hënë e yje po i lusja
Si e lut nënën fëmija.

Të më vini si më parë
Se pa gjumë nuk jetoj dot
Mos më bëni për të qarë
Mos lejoni të derdh lot!

Dhe ashtu duke menduar
Diç m`trokiti në dritare
Isht` një zog që kish` shtegtuar
Tok me ledhat ëndërrimtare!

Veç më ëndrra m`kish kapluar
Se s`kthen zogu në nëntor
Se natyrën e ka mbuluar
Tanimë e bardha borë!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s