Poezi nga Arianita Hoxha

Poezi nga Arianita Hoxha

 

Një yll u shua

Ai mbylli sytë larg në mërgim
thonë se ishte bir i një shqiptari
Qiriut që tretej vizatoj shqipërinë 
të huajt thanë. vizatim prej të marri

Trupin ja varrosën kodrës mbi det
në xhep i gjetën një letër të shkruar
Tutje bregut priste nënë e shkretë
Po letrën askush, sja kishte dërguar

Thonë në atë vënd tërbohet deti
era me lotët e nënës trupin ja flladiti
Qiellit si meteor ndricon lart amaneti
Të prehem ne atdhe ,të me flej shpirti.

 

Kujtime

E di miq do qeshni ju me mua
U cmënd dhe kjo dreq poete
Në ketë vjeshtë gjethe rënë dua 
Kujtimet që o jetë ti s’mi trete

Nëse vitet ikin dhe rinia vrapon
Mes flokesh një thinjë e fsheha
Një palë corape nderur në ballkon
E mërzitur me ato flas ngahera

Ndjej të lëvizin kthyer në hapa
Mua më kërkojnë nëpër shtepi
Ora e jetës si kthehet mbrapa
Mall e perqafuar e imja femijeri

Ndër duar corapet ngjyrë kafe
Arnuar nga nëna për në shkollë
Shpesh mërzitesha i ktheja llafe
Shkallëve dëgjoja të sajën kollë

E di miq do qeshni ju me mua
Poetët mendoni janë të shkarë
Shpirt zgjuar kujtimeve që dua
Të përgjumura corape në sirtarë.

 

Përse

Mu ul ndër buzë, puthja jote sot
Lehtë si fletët e një peme në park
Kur shiu vjeshtor i spërkat me lot 
Mu ul si pëllumb, ardhur nga larg.

 

Drejt saj

Dritareve sypërlotur shoh hënën
Përmbi det krehë flokët e gjatë
Zemra mu dridh sot për nënen 
Si ëngjëll qiellit ,fluturoi sa lartë

I urreva netët,, hënën e urreva
Lotët kristalë qerpikëve zbritën
Në këtë planet vetëm u ndjeva
Mijëra lutje,drejt qiellit u ngritën.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s