Poezi nga Dije Lohaj

Poezi nga Dije Lohaj

 

NË PRANGA TË DASHURISË

Mirë bëre që u ktheve, 
Më duket se mungove një jetë të tërë,
S’e mbaja dot peshën e vdekjes,
Pa ditur nëse të pyetja e zgjuar,
Ose e kthyer në fantazmë:
– Ku humbe, i dashur?
– Kështu një ditë muzgu do të zhdukem!
Më the i trishtuar!

Jo ti, po unë,
E veshur me rrecka,
Do të zhdukem një ditë,
Pa ardhur e nesërmja ime,
Pa e kuptuar se kënaqësia,
S’është vetëm atëherë,
Kur e prek majën e qiellit me dorë
Por kur fluturon deri në tokë,
Ku shkelin këmbët e mia,
E me mollëza gishtash
Lëmoj zjarrin e saj,
Dhe urrejtjen ta zë për flokësh,
Ta shkrij si një copë akulli në diell,
Ta kthej në dashuri.

E sheh se puthjet e përjetshme,
Si flutura pranvere,
Po enden hapave të së tashmes,
E nëpër flatra paqeje
Po lëpijnë sekondat,
Mes tingujve e zjarrit,
Ditënata po mallkon errësirën,
E shpirti yt
Ka mbledhur të gjithë yjet nëpër qiell,
Nga njëra dorë
Pikojnë yje në dorën time,
Dora tjetër,
Prangat e dashurisë mban.

 

SONETI I KOHËS SIME

Koha ime u tund nga stuhi të errëta e acare, 
Rrallë ditët e mia, dielli i përshkonte me nxitim,
Furtuna e rrebeshi zhbënin botën time për fare,
Ca sytha dukeshin, po sakaq venitej kopshti im.

Acari kur erdhi më drithëroi, pranverë ishte,
Ngrohesha me rreze, të ndihesha më mirë,
I mblidhja një nga një shpresat, aq sa kishte,
Që shtjellat e errëtamos të kishin më errësirë.

Sythat e pranverës po pritnin një kohë tjetër,
Koha që po vinte, o seç ngjante me një përrallë
Tutje lëng shpirti po shtrydhte balada e vjetër.

O shpirtibardhë, që nga koha ime buron i dëlirë,
Mbushesh me helme, ah, nga shkon unë s’e di,
Mbi kokë firmos zjarr, tutje qiellit si re shtegton.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s