Poezi nga Fatbardha Xhani Myslimaj

Poezi nga Fatbardha Xhani Myslimaj
 
 
LOVER
 
Ka qenë një kohë,
kur retë e tua, rigonin shi në mua
e fjala, shtrydhte mjaltë lulesh…
 
I besoja secilit çast me ty
Një sekret të çmuar
dhe dridhesha,
si gjethe e vjeshtës së tretë,
sa herë frikesha, mos të humb!
 
Bulëzojnë ende
Sythe të njomë, në pemën,
ku në një natë shiu curril
u shuan rrufetë e dëshirave, pa fre.
 
Ende kërcasin, kalldrëmit
hapat e ndjekjes tënde
takat e ardhjes time.
 
Se koha
na ka mësuar mallin
rikthimet, tek i njëjti ajër,
tek i njejti qiell me re pasioni,
tek i njëjti shi i rrëmbyer faljesh
tek e njëjta dridhje e gjethes me vese.
 
Sepse koha na ka mësuar:
Dashurinë…!
 
 
PËSHPËRIMË
 
Prit,
të të puth pak…
Ndoshta s’ duhej thënë,
përndryshe do më ishin fshirë gjurmët
nga u nisa të ikë!
 
Ja, kjo është largimi
Ajo fija e hollë që ndan besimin,
nga dëshira për të besuar në fjalën,
për të besuar në prekjen…
 
Dhe ajo frika,
po sikur të gaboj sërish
Të përqafoj gabimet që ti i pranon
e i përsërit…?!
 
Po sikur,
të kujtoj gabimet e mia,
të harroj sa e përkryer jam
E të të fal ty?!
 
Në vesh
Endet pëshpërima e ëmbël:
Prit,
të të puth pak!
 
 
 
E TRËNDAFILTË
 
Nina,
në cilat rrugë ëndrrash
po ecën sonte mendushëm.
Kujt po ia konfidon
pyetjet e shkurtëra,
ato më te rëndësishmet:
Ku je?
Me kë je?
 
Cilën pjesë të vetes fajëson
Pse rrugët e kalldrëmta
të shpunë në portën
e gabuar.
Kush të tradhëtoi;
Mendja
apo zemra.?
 
Ti je e qelqtë,
si kjo natë e freskët shtatori
Veson me gjethet e verdha
dhe bie mbi ëndrra
pikë – pikë!
 
Ndonëse,
të gjitha dritat u fikën
e nata e errët ra mbi çati
Ti mbaj ndezur dritat e shpirtit
Bëju dritë dëshirave të ngatërruara,
nyje..
 
Dhe hesht, Nina!
Hesht, si ky qiell gri,
si kjo përgjumje budallaçkë,
indiferente ndaj dhimbjes tënde.
 
Sepse,
ka një gjë të mrekullueshme,
që dua të ta tregoj:
Është dielli
Je ti, dhe lëngu
i trendafiltë,
i buzëve
të tua…!
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s