Poezi nga: Ndue Marku


Poezi nga: Ndue Marku

 

JO VETËM ËNDËRR
.
E përlagur prej pikellimit…
Flokëshprishur e gjinjëgërvishtur
Erdhi nga rruga e kohes aventureske
Pas mesit të nates,
Me sy gjysëm të mbyllur prej drogimit,
Me pantoflat duke tërhequr zvarrë….
.
Ma hodhi tej…jorganin e heshtjes,
Pranë kraharorit,përgjumur m’u afrua,
Donte ngrohtë…dhembët kërciste…
Dhe buzet e nxira i’u dridhnin… të shkretës…
.
Jermuar,krahet rreth belit ja hodha,
Pranë vetes duke e afruar…
Mos ti dridhej më, trup.i saj i lodhur.
.
Tek vëthi i përshperita ca fjalë,
Menjeherë,e bukura ëndrrës sime u zgjua,
Buzëqeshur erdhi në vete,u bë më krah,
Dhe qiellit të fantazis shkuam fluturim..!
.
Ënde bredhim ndër yje,
Ngjitur bashkë me zemren e saj
Si dy mbetje kozmike…
Duhemi qiellit të syve të sajë.
Ëndrra…ënde..mbaruar…s’ka…kesisoj.

 

E DI, DHE S’MUNDËM…
.
Kam ftohtë moj e ndritura hënë,kam ftohtë…
Po më dridhet edhe shtepi e gjethtë..kesaj..nate
Po më përbalten edhe gjurmet e këmbeve..
Shtigjeve të harresës duke shtegtuar..udheve.të..vdekura…
.
E di,dhe s’mundëm…ta them:
Se kush mi vodhi pas portes,pantoflat e shpreses….
Se..kush mi vodhi dritat e orientimit të jetes..kësisoj.?!
Kush është ai perbindesh
Që vëndos ligje e moral vetem për mua,.,.dhe për vete mbetët i paprekshem…
Kush është ky bastard që boten mbanë burgosur?!
.
Për nostalgji të kohes pa hapesirë
Luaj top më kokën time,
Më topin tim të pa vlerë
Dhe..vras kohen e kohes rospi…
.
Diejtë,hënat dhe yjet e universit
Bashkë me detet dhe oqeanet,
Bashkë më lumenjtë dredhues
Që burojnë nga i imi kraharor…
Do t’jua bëj dhuratë diteve tuaja të bukura
O ju femi, që neser do të lindeni pepër kontinente…
Kur paqeja njerëzore të rilind nepër botë…!

 

…DHE TI KËNDON...
.
Flaka e vetmisë ti ndriti gjinjt e lakuriqtë
Përlagur,në ballkonin më pamje nga Deti…
E kemi harruar adresen
E shtepisë tonë në gjethishte,
Tani mbi kokat tona ka renë,tigani i nates.
.
Druret sikur kan vdekur këtë stinë,
Dhe gjethet sikur jan arratisur prej frikes,
Debora ka leshuar çarçafin e bardhë mbi to.
Dhe ti ende këndon…këndon..!
.
Ditët,javet,muajt e vitet,
Nxituar shkojnë,fshehur brenda meje,
Fytyrat e tyre shemtuese duke parë:
Pasqyrave të verbuara të shpirtit tim..mallues.
.
Dhe ti,ënde këndon,këndon…
Më zë të lehtë një këngë,
Një këngë që e degjoj përselargu
Mbi gurin e përlotur..
Dhe ti në mesin e territ,gjysemveshur,këndon e këndon..pa-refren!
.
Gacat e zemrimit
Shuhen ngadalë mbi deboren e ngrirë,
Dhe ti këndon vetmuar brenda fantazisë
Më ze të lehtë e dritherues
Për largësinë qe na ndanë kështu..!

 

RRI NË DRITARE…
.
Mi lagu shiu,lotët në dritare,
Ende rruga nga vjen ti,heshtur mbetur ka,
Ndaj prej zemrimit tënd,qiellit..të..nxir
Nata,kryqëzon rrufetë.
.
I harrove fjalet që dikur ti thashë…,
Atëher’ kur sytë e tu më marrosen.?!
Tani,zogjtë e trishtimit,lagur…
Cicerijnë mbi deget e pemeve gjethezverdhura..!
.
Ënde rri,në dritare vetmuar,ënde..rri…
Dhe kujtoj rrahjet tua të zemrës
E floket e shprishur nga emocionet,
Përmbi gjunjtë e mi të dridhur…!
.
Lotët e mi,tani po i kthej në shi të lehtë
Të t’a lagin tëndin trup prej bardhësie….,
Gjërsa zemrimi yt,puthje të bëhet në mua,
Shiu i loteve të mi,pushim mos pastë… mbi ty..!

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s