Poezi nga Remzi Limani

Poezi nga Remzi Limani

 

UNË LYPSARI YT

ta shtriva dorën e uritur kohësh
të më derdhësh një pikë shikim
vetëm një butësi prekjeje ta hetoj
gjithë kujtimet e mia për ty
lehtas të t’i puth në trinë dore

Më jep një pikë buzëqeshje
vetëm një pikë nga cepi i buzëve
ta ndjej aromën e buzëkuqit qershi
ta lëpijë ditën time të qeshur
qiellin e hapur ta shoh mbi mua

Më jep një pikë gji të bardhë
vetëm një vijë qumështi të vakët
shtrydhma perdeve, syve të verbuar
të të shoh dhe njëherë e dashur.

 

DËGJO…

Më dëgjo mirë e dashur:
nëse dashurohesh
dashurohu në njeriun
i cili e do frymën tënde
e do ngjyrën e trupit tënd
e di cilën pije ta ka ënda
dashurohu në dike
i cili e do buzëqeshjen tënde
i cili të bën për të qeshur
dhe me krenari prej burri
e pushon kokën në gjokset tua
dashurohu në njeriun
i cili vdes i gjallë
për t`u zgjuar pranë teje.

 

KËSHTU THANË

Më thanë:
ka ikur në det
nga një cohë qiell
i preu brekët
gjinjtë e bardhë
i veshi me tyl mjegulle

Më thanë:
e mori deti në gji
vështirë ta gjesh
mes syve të kaltër.

 

DASHURIA

Dashuria është frymë njeriu
është hyjnore, pikë nga qielli
lumturi çastesh derdhet mbi ne
është dramë gazmore
gjithë hijeshitë i ka në sy
për dreq, bëhet dhe tragjedi
na bëhet edhe ditë e dielltë
bëhet dhe det i thellë
na vjen pranverë në sy
pastaj, verë e ngrohtë në gji
eshtë pemë frutore ëmbëlake
bëhet dhe vjeshtë zverdheme
sa keq, nganjëherë ikën si fleta
dhe kthehet me gjethe të çara
suferinë rrah dritreve e lagur
e përlotur deri në pambani
humbet bërrylave të udhëve
kthehet me trenin e vonuar
bëhet dhe dimër i ashpër
gërryen ashtin e mërdhirë

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s