Poezi nga Sarë Gjergji

Poezi nga Sarë Gjergji

 

YLL DETI
(ose rrush në vozgë)

Unë nuk e di kush të pi
po djegie të bardha në mua derdh 
sa herë bëhem deti
për të të pasur në ujërat e mia
harpat hyjnore qiellit galdojnë
kur flet
drita dhe liria më bëhesh
ushtë gjahu
në tingujt e shkumave dhe valëve të detit.
Një tokë e re e një qiell i ri – dhe ti mbretëron!
Diellzofsh, shpirt ujor…

 

***

E diela është mbyllur në një vjershë çmendurake
veshur me të kuqe – me zjarr veshur
në valë ujërash
e pashmangshme
gjuhë uji…

 

NË DITËN E SHTATË

Adam,
kurseji puthjet, Adaaaam…

Ah, moj Evë!
A nuk je asht i ashtit tim
e mish i mishit tim?!

Edeni u zverdh,
njësoj si Adami.
Pemë e Jetës, përtokë ra!

Adami, kripë e vetmuar në kopshtin bosh…

 

ANKTH FJALE
(ose prerja në fyt)

-E bekuar, mundem?
Heshtje shurdhuese!
-Po, urdhëro!
Sërish heshtje!
Nga ato që të mbushin me ankth pavarësisht përgjigjes…
– Një ditë të mbarë për ty! Rri gëzuar, Evë!
-Thashë se çfarë kishe, o njeri!
Gëzuar të jesh e të mbarë e paç edhe ti javën, Adam!

Pështyrë në fytyrë…
Ngre dolli,
gotat, lot e zjarr, i mbush
me fund i zbraz…

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s