World Poetica: EZRA POUND  / Videopoezi  dhe përkthim nga Kolec Traboini

EZRA POUND 
 30 tetor 1885-1 nëntor 1972, USA

Ezra Weston Loomis Pound, shqipëruar në një cikël poetik nga Kolec P. Traboini, ishte një poet amerikan i lindur në Hailey, Idaho, SHBA, figurë e madhe e lëvizjes së hershme moderniste. Kontributi i tij për poezinë filloi me krijimin e rrymës së magjizmit, lëvizje mbështetur në poezinë klasike kineze dhe japoneze, duke theksuar qartësinë, saktësinë dhe lakonizmin e gjuhës.
Punoi në Londër në fillim të shek. XX, si redaktor i jashtëm i disa revistave letrare amerikane, bashkëpunoi me autorë si: Eliot, James Joyce, Robert Frost dhe Ernest Hemingway.
Shkoi në Itali në vitin 1924 dhe gjatë viteve 1930 dhe 1940 përqafoi fashizmin e Benito Musolinit. Gjatë Luftës së II-të Botërore ka bërë emisione të propogandës fashiste antiamerikane, si rezultat i të cilit u arrestua në vitin 1945 me akuzën për tradhti. Kaloi muaj në paraburgim në Piza, duke përfshirë edhe tre javë në një kafaz çeliku në natyrë sa i shkaktoi një krizë mendore.
U konsiderua i paaftë për të dalë në gjyq, ndaj u burgos në spitalin psikiatrik Shën Elizabeths në Uashington DC, për mbi 12 vjet.
U lirua nga Shën Elizabeths në vitin 1958, në sajë të një fushate nga shkrimtarët e tjerë dhe jetoi në Itali deri në vdekjen e tij në 1972.

Videopoezi  dhe përkthim nga  Kolec Traboini

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s