Poezi nga Gentjan Hasanas

 

 
Poezi nga Gentjan Hasanas
 
 
***
 
Nuk ishte udhëkryq, as dilemë
Thjesht aty është vendi,
ku takohemi dhe ku ndahemi
vendi i bekuar, vendi i mallkuar!
 
Aty ngrita një kishëz,
ndez qirinj,
për shpirtin e atij momenti që vdes
mes pëllëmbëve tona që rrëshqasin…
 
Ndez qirinj,
si flaka e një vargu,
që të ndriçon udhën e kthimit,
për shpirtin e atij momenti që ngjallet,
ndërsa pëllembët tona shtrëngohen
 
Nuk ishte udhëkryq, as dilemë
është vendi,
ku mbillet dhe korret gëzimi ynë
në gjunjë të pres,
në gjunje të percjell…
kishëz e vogël në anë të udhës,
faltorja ime që flas me orë të tëra
dhe e di që më dëgjon…
 
Nuk ishte kryqëzim
është vendi që unë të pres…
 
Një shkrepëse,
një qiri
dhe disa monedha të zverdhura
nga vetmia e kësaj vjeshte,
do më kujtojnë gjithmonë
se dashuritë e mëdha
paguhen deri në qindarkën e fundit…
 
 
 
***
 
Xhaketën ma qepin gjethet e vjeshtës,
shiu më vendos spaletat mbi supe
me gradën ”Endacak”,
3 yje të ujshëm
(ndoshta në botën tjetër isha kapiten…
 
Këmisha e bardhë e dëborës,
nyja e kravatës,
mban lidhur kohën
hapat e mi, këto pllaka trotuari
me gjurmë erërash që zhduken…
 
Ndërsa dora ime,
mbeti trokitje në një derë të huaj…
me dorezë dhe menteshë bronxi
 
Aty jeton princesha e përrallave,
që askush nuk e ka parë…
 
E vuri re Zoti,
sa shumë e doja
për këtë arsye s’ më bëri ”asgjë”,
dhe me dha adresën e saj.
 
 
 
***
 
I puthi gurët e lumit
dhe tha:
-Kështu, të latuar prej ujërave,
dua ta ketë lëkurën.
 
I puthi gjethet dhe tha:
-Të ketë sytë e gjelbër
dhe buza t’i ketë aromën e pishës.
 
Duke shpupuritur fijet e barit,
zbërtheu kopsat e këmishës.
Ndjeu erën t’i puthe gjinjtë.
Kështu tha:
-Të lehtë e dua dorën e tij,
të më rrënqethë mishin.
 
Si dy diej të vegjël i perënduan sytë.
Fjeti në pyll…
 
Në endërr i erdhën;
lumi,
sytë e gjelbër,
aroma e pishës në buzë
…duart e erës.
 
Të gjitha këto,
në formën e një mashkulli.
dhe ajo mbeti shtatzanë…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s