Poezi nga Juljana Mehmeti

Poezi nga Juljana Mehmeti

 

Ditëve të pritjes Itakë…!

Edhe sot heshtja veshi muret e vetmisë me një shije të athët
mbytur ajrit
dhe mbremja rrëshqiti nën fustanin e kuq, si një mbretëreshë hijeve të ankthit,
diku mes detrash ku hyjnitë luftonin me zjarr
e harku tërhiqte shigjetën drejt unazave
të ishullit harruar në endjen e përditshme
e shqepjes së natës Penelopë.

Kurorat e thyera rrëzoheshin poshtë fronit braktisur
mallkimit të viteve peng
të atij udhëtari që lundronte përmes dekadash
ujërave të mallit
ditëve të pritjes Itakë…!

 

Sekuencash

Ka çaste që jeta kalon përmes sysh
fluturimthi retinës blu,
në diapozitivë ngatërruar sekuencash,
që lëvizin shpejtësisë së dritës
grimcuar viteve në rritje.

… papritur,
kërkon lëndinat e heshtura që përgjunjen horizonteve,
luginave të frikshme
ujrave akull të bardhësisë shkrirë
në aorta hartash jetësore
pa ditur cilët lumenj rrjedhin
emocjonet e trazuara
përpasjeve shpirt
brigjeve të lënduara.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s