Poezi nga Maxhun Osmanaj

Poezi nga Maxhun Osmanaj

 

S’di çka m’u tek!

S’di çka m’u tek!
një ditë në mëngjes
nuk e përshëndeta fare kohën
ajo iku duke më shikuar
me syrin vengër,
gjithçka çka mbaj mend
atë ditë s’pata shije për asgjë
sikur isha i tepërtë në këtë botë
pija,ushqimi më mbetnin n’fyt
lulet,gjethet,zogjtë,njerëzit
s’bisedonin fare më mua
shterpësi dhe thatësi mori
atë ditë mbi fushën e shpirtit
rrezja e diellit në të përfunduar
ktheu kokën prapa
sikur heshtazi belbëzoi diçka…
tani ishte vonë t’i kërkoja falje
veç fjalën Hmmnn ia dëgjova
pendimi u bë shok imi
ih,sa e gjatë m’u duk dita!
në oqeanin e thellë shpirtëror
një ujëvarë rrinte gatitu për shpërthim
sa i zymtë,i vetmuar mbeta
“Ke rënë në provim”
më tha të nesërmen, jeta…

 

Grindje a… dyshim?!

A të shkruaj,a mos të shkruaj
në një grindje-dyshim u ndodha
pse lë veten të të vuaj
n’fund,munda dyshimin,-shkrova.

Kjo që një grindje dhe mospajtim
për kohën që unë jetoj
në ishte ngulfatje a kurth i shpirtit tim
tani po e kuptoj.

Kështu akt pas akti,dikush m’tha
gjithçka që thurë është e kotë
një pikë n’zemër ma la
i stepur i thashë:Unë armë pos fjalës,
s’kam në këtë botë!

Mblodha forcat u bëra kryengritës
ik i thashë zërit të huaj
pa gjykuar drejt ,i rrethuar n’shqetësime
i penduar n’fjalor,kuptova se ajo që muza ime.

Herë n’ekstazë,herë n’metamorfozë
herë n’grindje me veten,herë n’dyshim
s’di a ishte shkrim rozë
a dehje n’kohë,letargji apo zgjim?!

 

Mos kërko!

Mos ma kërko gjakun,
që s’e pranon toka ime,
as djersën mos ma kërko,
nga kurrizi i pashfrytëzuar,
se s’është djersë e gjakut tim,
mos ma kërko as unin tim,
pa ia mësuar alfabetin e dhembjes,
dhembjen e kam si dhuratë për shtegtim,
aty ruaj lindjen dhe vdekjen,
dashurinë si rreze që puth dhe ngroh,
gërmo më shumë shtresave të historisë,
ma gjej ashtin shekullor,me vrima,
aty kam lirikën dhe epikën,
fyellit të melodisë,
koha i ra si deshi…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s