Poezi nga Vasil Tabaku

Poezi nga Vasil Tabaku

 

SHQIPËRI NËNË PERËNDISH

Shi dhe përsëri shi
Qiejt
Derdhen
Mbi ty SHQIPËRI
e përmbytur,
e braktisur,
e lënë në mëshirë
në vetmi
me dhimbjen tënde prej nëne,
për bijtë që vuajnë…
Rënkonë,Shqipëria ime
dhëmb dhe hesht,
Hesht Shqipëri
perapar trishtimit
nën pikat e ftohta të shiut
dhe shëndrrohesh e tëra
në një britmë …
Ta dëgjoj rënkimin Nënë
ndjej drithërimat e tua prej gruaje
me duart e rreshkura
zgjatur pa shpresë
drejt qiejëve
bijtë e tu moj NËNË
janë endur rrugëve të Botës
si një dhimbje që derdhet
e lumëshme
me dallgë trishtimi…
ta dëgjoj zërin
drithërimat e tua
kapur nëpër retë e përlotura
ku qiejt
humbasin shpresën
nën dritën e klithmave
Të ndjej Shqipëri
Brenda meje
Si një det gjaku dhe zjarri
Jam yti
Edhe i vdekur
Biri yt
Rrugëvë tragjike të mërgimit
Ku drama jonë
Nuk paska asnjëherë fund…
Jam yti Shqipëri…
Je imja moj NËNË PERËNDISH.

 

PËRTEJ PRITJES

Veshur me buzëqeshje
sikur mbi supe
të kishe hedhur 
pelerinën e argjendtë të hënës…
Dhe Bota…
luante me luftërat
dashuritë
puthnin vdekjen
në buzët e ftohta.
Liria ishte kryefjala e ditës
ishin mbaruar fjalët
kufoma këngësh
ndërtonin qytetin e heshtjes
Vendi im
përmes plagësh
përshëndeste
dritën që zbriste nga qiejt.
Me litar rrufesh
sa i gjatë ky tranzicion
kjo pritje e thinjur shpresash
mbi krah zogjsh të uritur…
Oh tepër e gjatë
pritja përtej pritjes…

 

UDHA E DIELLIT

Duart
I kam të mbushura me yje
Në krahët e Hënës
Janë puthjet e mia…
Fytyra magjike
E të dashurës së rrallë,
Bota është krejt e bardhë
Dhe vendi im ka veshur
Bluzën e kaltër të qiellit…
Udhëtoj me Diellin mbi supe,
Një dhimbje e zjarrtë
Shtigjeve të shpirtit
Ndezë zjarre rrebelë të marrë…
Rrugët janë të shtruara me denesa
Dhimbja e shëndrruar në gurë
Më vret këmbët e zbathura
Mua skllacvit të bardhë…
Sa shumë dhimbje, sa shumt trishtim
Sa shumë brenga
Lidhur me litarë të përgjakur fjalësh
Dhe vështrimet
Rrijnë pezull mbi horizontet e vendit tim
Si shpend të ngrirë tragjik…
Larg, shumë larg
Ecën udha e Diellit
Toka ime prej drite
Dhe njerëzit e lindur nga dielli
Grisin natën, rrëmbejnë yjet
Dashuruar marrëzisht me Hënën
Dhe Ikin drejt harrimit
Si pikëza të shëndritëshme yjesh
Ndërsa lënë pas
Në udhën e pafund të Diellit
Pemët e këngëve të tyre
Magjinë e dashurisë së rrallë
Ashtu si dinë të dashurojnë mrekullisht
Vvetëm shqiptarët
Botën mbajnë në krah
Dhe Botës i blatojnë fëmijët e rrallë
Diej të vegjël mahnitës
Në këtë rrugë të gjallë…

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s