GAMILE QË HESHT MES KUFIJVE / Poezi nga Liliana Shkodrani Baçi

Poezi nga Liliana Shkodrani Baçi
 
 
GAMILE QË HESHT MES KUFIJVE
 
Qortimi i shtyrjes së vajtjes
nuk beson faljen e fajeve gjithë nur,
as gdhirjen e saj në merakun
e arratisjes së ngjyrës së murrme.
 
As përflakjen e kontradiktës pa takt
të ca zëteve me llullë
e përqeshje ekzemplare,
e prapë s’ma beson
dufin që zbraz mbi çarçafë e serum.
 
Më presin e s’dinë gjë fare ca damsiotë të pagojë,
dhe pritësit e kulloshtrës nga sisë që i kon?!
 
Si mbi tapet mbrekullish do shkojë,
dhe për kureshtje pa caqe,
si qeshje çilimiu etja të vijë puhizë,
sidomos në kokë.
 
Ama,frikën ja kam lartësive
dhe
ujrave që me mua një ditë nuk lindën.
 
Në këtë kohë, si shkumë e buçimës mbi plise
i rëndojnë mundësive të oazit tim.
 
Të sit cicërimë i zoti s’është dot.
 
O, diell i skuqur mbi kala!
O, shollë që shpon horizontet
malli është xhiro mbi udhën e drunjtë dhe dyndje e gdhendjes në xanë,
dhe ecje damsiote në rrënjë,
që pikë arritje nuk ka
po me një yll flirton
atë që në ç’do cep
timin sekret të marrëzisë strehon.
 
Aty, më rri prova e gishtave në ekstazë,
si poete tuareg gjurmë mbi rërën e kufijve do lë
dhe frymën e qasur të hijes pa fjalë.
 
Kështu dhe ajo urë e Tepelenës
pa drunjtë si dikur ;
 
Përse i’më s’ma mësojë si ta ngas,
që ta interpretojë vite e vite më pas,
e të nuhasë gjurmët e jetëve që më nuk jan?

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s