Referim letrar për vëllimin poetik ” Oaz Dashurie” të autort Miltiadh Davidhi / Nga: Visar Zhiti

Referim letrar për vëllimin poetik ” Oaz Dashurie” të autort  Miltiadh Davidhi
 
 
Nga: Visar Zhiti
 
 
I dashur Miltiadh,
Poezitë më lanë një përshtypje të mirë, të ngrohta, pa ndonjë bujë e rendje pas metaforave trallisëse, por me imazh, me atë magjepsjen e rishtarit, se kur bëhesh mjeshtër ke humbur diçka, a shumëçka nga magjepsja e duhur për poezinë. Ju nuk keni humbur asgjë. Ruan limfën e jetës, kjo më duket më e rëndësishmja, keni vëndlindje, mjerë poetët që nuk e kanë atë. Ndjen dhe dashuron, të domosdoshme për poezinë kudo qoftë ajo… Poezia juaj ka ngritje në shprehje e imazh dhe në gjëndjen poetike që përcjell.Unë çmoj dëshirën dhe pasionin për poezinë dhe uroj të mos e humbni, keni poezi të freskët, të natyrshme, pa shumë teknika e rafi nime, kjo ju bën më spontan e më të veçantë…
 
 
Oaz Dashurie 
 
…Në poezinë tënde ka natyrë, frymëmarrje të saj dhe duket sikur poeti që zgjohet brenda teje merr nga fryma e natyrës duke i dhënë nga e vetja dhe prej kësaj përzierje duket se krijohen peizazhet përreth. Kjo të ka dhënë më shumë natyrshmëri, prandaj kam të drejtë të lakmoj limfën nëpër vargje, që e ndjej se është rremb i blertë që shfaqet dhe zhduket. Peizazhi yt thërret në heshtje dritën dhe ajrin, aq sa do të doje, aq sa përfton dhe ndjell me metaforen Tënde. Dukuritë natyrore tek Ty shndërrohen në ndjesi dhe e ansjellta. Drita s’kuptohet në rrjedh nga yjet, është nga ujrat e agsholeve apo vezullime të vegimeve. Në poezi ka zëra, fëshfërima, fërgëllima, valëzime, mugëtirë dhe heshtja sikur fl et, ka udhë, trena, vela, fl atra, dashuri dhe fëmijë, buzëqeshje që shndërrohen në lule dhe maskat duken si tregu më i keq i jetës, ndërsa poeti mes kësaj begatie rri dhe përsiat: e krijova unë këtë botë, jam unë demiurgu apo u krijova unë prej saj? Kjo mëdyshje, ky mund kërkues, sikur e krijojnë poezinë, që herë merr forma imazhiniste dhe fj ala ka ngjyrë dhe herë-herë impresioniste, ku fjala ka tingull. Ky është kahu, sipas meje, dhe unë kështu e lexoj, për atë që ke thënë, por sidomos për atë që ke dashur të thuash.
 
 
Miltiadh Davidhi
 
Edhe në poezitë me “teme sociale,” si të gazetave, ti duket sikur kërkon të denoncosh poetikisht se sa të tjerët janë të lidhur me natyrën, sa ekologji ka në bëmat e tyre dhe sa e kanë dëmtuar ata mjedisin poetik dhe veten metaforike. Një ambicie e tillë të bën të ecësh nëpër rrugica ajri, i interesuar për tejdukshmërinë si një sinqeritet që po harrohet. E çmoj vokacionin Tënd.
Gjithë të mirat dhe vërtet mbase këtë bisedë e vazhdojmë para një fi lxhani kafeje, a gote me verë, a me një degëz pranvere ndër duar, këputur nga ndonjë poezi…

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s