Detroid: Ditët e Letërsisë Shqipe në SHBA – Xhevat Latifi fitues i Çmimit “Gjergj Fishta”
Xhevat Latifi, Poetit nga Kosova, i është ndarë Çmimi “Gjergj Fishta” në kuadër të Ditëve të Letersisë Shqipe në SHBA që u mbajtë në Detroid.
Vlersimi i Jurisë së Revistës “Kuvendi”, për konkursin e vitit 2017, Çmimi “ Gjergj Fishta” i jepet poetit nga Kosova, Xhevat Latifi, për poezinë më të bukur dhe më unikale të vitit.
Juria ka ndare edhe Çmimet per krijimtarine dhe bashkëpunimin me Revisten “Kuvendi”
Çmim Special i jepet Enkelejda Kondi, Francë
Çmimi i parë në poezi i jepet Irma Kurti, Itali
Çmimi “ Gjergj Fishta” i jepet poetit nga Kosova, Xhevat Latifi
Çmimi “ Migjeni”, poetes nga New Yorku, Adelina Dardha
Çmimi i parë në publicistikë i jepet Inxhi Aliçkaj, Tiranë
Çmimi “ Faik Konica”, në publicistikë, i jepet Armela Hysi, Greqi
Çmimi “ Arshi Pipa” i jepet Ermira Babamusta, Boston
Çmimi “Betim Muço” , në prozë, Vlash Filit, Filadelfia
Ndërkaq që më “Mirënjohje” janë nderuar Ilir Shaqiri, Raimonda Moisiu, Gezim Basha, Albina Palushi.
Ditët e Letërsisë Shqipe në SH. B. A.
Edicioni i 16-të. Detroid, Michigan, 2017