EGOJA E LIDHUR PËR KOHËT DHE MOTET /  Nga: Rami KAMBERI

EGOJA E LIDHUR PËR KOHËT DHE MOTET

 

 Nga:  Rami KAMBERI

“Atëherë isha vetëm ca muaj
por ende s’kisha ardhur në jetë.
Në barkun e nënës,
seç ndjeja një shtrëngim.
Duke pritur shumë kohë,
s’dija më ç’farë të bëja,
dhe më shkrepi një ide,
për të biseduar me stinët.
Ndaj dërgova ftesa,
në katër adresa,
prej stinëve kërkova,
të më shkruanin ca gjëra.
Iu drejtova verës të më tregonte….”

Janë ca vargje, të poezisë “shiu më do mua”, të poetes Nadire Ismaili-Saliu, e cila na dëshmon se në botën e poezisë së sotme shqipe, na shfaqen poezi të cilat, me ngjyrat e tyre na dëshmojnë se jeta sado që të lidhet nyje për fatet, përsëri njeriu i mbetet besnik kredos së tij, duke ec vertikalisht, për të rrezatuar rreze pozitive mbi hapësirën që e rrethon, mu sikur egoja e poetes Nadire Ismaili-Saliu e cila, me poezitë e saja të qepura për librin “SHIU MË DO MUA”, na lejon që ta gjejmë kohën, si një pikturë hapësire ku ngjyrat derdhen sipas ecjeve, që njeriu i bënë nëpër labirintet, që i drithërojnë motet me figurat të cilat linden sipas motiveve për ta unifikuar një temë të caktuar jetike, që donë të pagëzohet – jetë. 

Nadire Ismaili-Saliu

Pra, tek poetesha Nadire ismaili-Salihu, lirshëm mund të themi se i gjejmë disa shtresa të shumta, ku pikturohen: 

• motet, 
• ëndrrat,
• zhgjëndrrat, 
• dëshirat,
• shpresat, 
• gëzimet,
• dhrimet,
• zhgënjimet, 
• vetëdija,
• ndërdyja,
• dashuria,
• kujtesa dhe,
• jeta.

Si ngjyra, të cilat qëndisen nëpër balle të njerëzve, që mbeten portrete kohe, për kohën, të cilën poetesha e shikon si një pikturë, e cila mbetet mes hapësirës tokë dhe qiell.
Kështu që, poqë se poezia “SHIU MË DO MUA”, lexohet me ndjenjën e natyrës dashuri për njerëzit, me ecje nëpër kumtesat:

• mote dhe,
• kohë

Lirshëm mund të themi se poetesha Nadire Ismaili-Saliu, nuk ndalet vetëm me përshkrim të pamjeve, por, ajo shkon edhe më tej, duke u thelluar brenda dashurisë, për më shumë se një dashuri dhe, po me këtë shikim, sikur kërkon t’i thotë njeriut se nuk janë vetëm motet apo fatet, që të bëjnë jetë, por, diçka më e madhe se motet dhe fatet:

• ecja vertikale dhe,
• dashuria për dashuri.

Dy mënyra për mbijetesë, që edhe na dëshmojnë për një stil të ri, në poezinë shqipe, stilit që është edhe më i gjerë dhe më i thellë, ku vazhdimisht e ndryshon këndin e vështrimit të fenomeneve dhe dukurive, që i qepen jetës, sa për t’i thënë njeriut se koha është prore e njëjtë, e pandryshueshme për:

• dukuri,
• fenomen, 
• subjekt,
• objekt.

Ku poetesha Nadire Ismaili-Saliu, na bind, duke na i pikturuar jetët me çdo detaj e tërësi, që të bindemi se edhe fantazia është një rrugë e cila e kuron unin për një ecje vertikale, siç na e shfaq në poezinë “Më thanë e u thashë”, si:

“Më thanë, ke fantazi të zhvilluar
Zbrit nga qielli dhe ec me këmbët në tokë
Ju faleminderit, ua ktheva
Hëna më ftoi për të darkuar me të
Seç u shtangën dhe u kapardisën
Mandej xhelozuan dhe e shanë hënën
E unë qesha me ta si fëmijë
Ndaj u thashë, jo mor jo, këto fantazi janë të kota…”.

Pra, në poezinë e Nadire Ismaili-Saliut, fantazia apo ëndrra janë fshehtësitë e një imagjinate, që, që para e shikon vertikalen e ecjes të një jete, duke bredhur pas dashurisë për njeriun dhe duke i përshkruar atë, si një pikturë që lexohet me shikimin e imagjinatës, për të ecur vertikalisht mbi tokë e, duke ia prekur qiellit dritën e:

• ditës dhe,
• dritën e natyrës.

Ndaj, dashuria për njeri e jetë, dhe dashuria për të njohur motet për kohën poeteshën Nadire Ismaili-Saliu sikur e detyrojnë që në çdo varg dhe poezi, t’i përsëritet motivi, që të del origjinaliteti njerëzor, vazhdimisht i zjarrtë, që të zgjon nga gjumi i fateve, që dimë t’u përkulemi, duke e humbur egon, për shumë sfida dhe labirinte, nëpër të cilat kalojmë rrugës jetë.
Pra, poetesha Nadire Ismaili-Saliu, nuk lejon që t’i nënshtrohemi këtij mendimi e, as mendimit se vetëm krijuesit, artistët e natyrave tjera kanë ndjenjë dhe fantazi, që të jenë mu si poezia “MUA MË DO SHIU”, por na lejon që të themi se çdo njeri, për kohën është poezi apo pikturë, që depërton në magjinë e fjalës artistike dhe të artit përgjithësisht.
Dhe, kjo na lejon që të themi se poetesha Nadire Ismaili-Saliu, është gjurmuese, vizionare dhe krijuese, që poezia i flet për kohën si një ego, që me vargjet e saj hap shtigje të reja dhe hapë botë të re, për njeriun që do t’i mbetet kohës si një emër që la gjurmë, për kohën.
Ndaj nuk më mbetet të them më shumë, ngase besoj se vetë poezia e Nadire Ismaili-Saliut, “MUA MË DO SHIU”, do të flet më shumë se një mendim i shikuar nga këndi kritik, i cili edhe nuk mundet të jetë sa gjeografia e poezisë së poetes Nadire Ismaili-Saliu, e cila është një ego, që vertikalisht ec, drejt hapësirës së jetikes, ku gjuha e poezisë së poetes, është e pikturuar si një pikturë, që lirshëm mund ta pagëzojmë kohë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s