ERË MESVJESHTE / Poezi nga Ekrem Ajruli

Poezi nga Ekrem Ajruli
 
 
ERË MESVJESHTE
 
Eh, erë mesvjeshte pse fryn me tërbim
Pse bart me vete të rrëgjuara gjethe
Ka ditë që bart dhe unë përmallim
Mungesa e SAJ m’shkakton acarethe
 
Në këto net tetori mbuluar me shtrezë
Pres sygazelën të shfaqet përballë
Në shpirt ta shkrij të bardhën krahnezë
Veç buzëqeshja e SAJ mua më mban gjallë
 
Vrojtoj çdo rrugicë sapo ndjej tërsëllimë
Nuk duket askund s’e di ku ka tret
Në zemër trazohet sot një fërgëllimë
Dhe në dërrasë kraharori ashpër godet
 
Ka kohë që ndjejmë thellë mallëngjimin
Ndaj sot o nesër do shfaqet posi rreze dielli
E di, Syperla s’e shkel kurrë betimin
Nga përqafimi ynë sërish do ndrit qielli.
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s