Kalendari poetik: Ezra Pound (1885-1972) / Përgatiti materialin: Maksim Rakipaj

Ezra POUND

Kalendari poetik: Ezra Pound (1885-1972)

Poet, eseist dhe përkthyes amerikan, u lind më 30 tetor 1885; një nga poetët më të shquar të shek XX, qe propozuar madje edhe për çmimin Nobel, por u refuzua për shkak të bindjeve të tij të shprehura politike pro fashizmit dhe kundër sistemit bankar botëror, në të cilin “politikanët janë kamerierët e bankierëve”, sipas tij; gjithashtu dhe pati lëvduar politikën ekonomike të Adolf Hitlerit dhe Benito Mussolinit; për kurreshtjen e atyre që s’e njohin: qe hebre nga prejardhja. Në vitin 1945 u arrestua nga partizanët italianë, të cilët e dorëzuan te ushtria amerikane. I gjykuar si i çmendur nga gjykata amerikane, u dënua dhe u mbajt 13 vite në çmendinë në USA; sapo u lirua erdhi në Itali, ku edhe vdiq më 1 Nëntor 1972. Pavarësisht bindjeve politike, mbetet poet i madh, ashtu si Neruda apo N. Hikmet, të cilët nuk i gjykon kush pse qenë komunistë, por poezinë e tyre e duan të gjithë. Përzgjodha këtë poezi prej tij:

NJË VIRGJËRESHË

Jo, jo, hiqmu, prej saj sapo jam ndarë,
Të mos më prekë një që s’ka atë shkëlqim,
Tani dhe ajri përqark ka tjetër ndriçim;
Të brishtë, por sa shtërngojnë ata krahë!

Shastisur më linte, më keq se dalldi,
Me gjethe t’ëmbla, e pakapshme kthjelltësi,
Oh, ç’magji pata gjetur në atë afërsi,
Jo, jo, hiqmu, ende kam atë erëmim.

Si hije mështeknash, si fllad pranveror,
Si filiza të gjelbër që prilli dërgon,
Ujët vetë shplodhet në të shkathtën dorë,

Si pemët përgjason, jo vetëm në kundërmim,
E bardhë lëvore tyre, i bardhë ky çast sublim.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s