Kalendari poetik: Silvia Plath (1932-1963) / Përgatiti materialin: Maksim Rakipaj

Sylvia PLATH

Kalendari poetik: Silvia Plath (1932-1963)

U lind në Boston më 27 tetor 1932 Silvia Plath, në një familje mërgimtarësh gjermanë; poete dhe shkrimtare e njohur amerikane; vrau veten në moshë të re, në Londër, ku pati shkuar të jetonte me bashkëshortin e saj poetin britanik Ted Hughes dhe dy fëmijët që kishte me të. Në vitin 1982 qe e para poete që fitonte çmimin Pulitzer pas vdekjes për poezinë e saj. Përzgjodha këtë shqipërim nga arkivi im:

DUKE KËRKUAR NË SYTË E TË DASHURIT DEMON

Janë dy sy,
dy hëna të zeza
të ngurosin ty
po u pe brenda.

Çdo zonjë a zonjushe,
që u afrohet pak
bëhet miushe,
a kthehet në zhabë.

Në ato pasqyra
bota vithiset,
të shkretat fytyra
në flakë ndizen.

Provo t’ja heqësh
dorën kur zgjat,
flakët do t’presësh,
bëhesh gjithë plagë.

Veten kërkova
në këtë furrë,
zjarrin provova,
shtrigë jam dhe unë.

E pashë atë prush
që djeg bukuritë,
dhe gjeta Venus,
lëshonte dritë.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s