Kalendari poetik: Zbigniew Herbert (1924-1998) / Përgatiti materialin: Maksim Rakipaj

Zbigniew HERBERT

Kalendari poetik: Zbigniew Herbert (1924-1998)

Ka datën e lindjes sot më 29 tetor Zbigniew Herbert, poet, eseist dhe dramaturg polak, njëri nga autorët më të njohur evropianë të shekullit të kaluar. Gjatë luftës II botërore në Poloni u krijuan dy formacione luftarake: Armia Krajowa me nacionalistë dhe Armia Ludowa e komanduar nga komunistët. Zbigniew Herbert u rreshtua në radhët e formacionit nacionalist polak – Armia Krajowa. Pati gjithmonë probleme me censurën politike komuniste polake. Në vitet 1986-1992 jetoi dhe punoi si gazetar në Paris në shtypin disident polak. Gjatë jetës fitoi mjaft çmime të rëndësishme letrare jo vetëm në Evropë. Në përkujtim të poetit polak me prejardhje engleze përzgjodha nga arkivi im këtë shqipërim:

DY PIKA

Pyjet digjeshin në flakë,
ata
hedhur njëri tjetrit duart në qafë
si tufa trëndafilësh.

Njerëzia rendnin për të shpëtuar
ai thoshte e dashura ime ka flokët,
këtu fshihem më mirë.

Nën të njëjtën mbulesë
fjalë të pacipa pëshpërisnin
si lutje të gjata dashurie.

Kur qe i madh rreziku
në sytë e njëri tjetrit hidheshin
dhe fort mbyllnin sytë.

Kaq fort, sa s’i ndjenin flakët
që arrinin deri te qerpikët.

Deri në fund guximtarë,
deri në fund besnikë,
njësoj, deri në fund
si dy pika
mbi fytyrë pezull.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s