POEMA E GURIT / Nga: Prof. Dr. Resmi Osmani   

 POEMA E GURIT

 

Nga: Prof. Dr. Resmi Osmani   

Lidhja e njeriut me gurin nis që nga zanafilla. Guri i ka shërbyer si almisë(epoka e gurit të vjetër e të ri), si armë lufte, si strehë për banim e mbrojtje,(shtëpitë, kullat, kështjellat) si streha  e fundit në në përcjelljen drejt amëshimit(sarkofagu dhe muranat), si gur sinori, dhe si rrasë e gur-varri, kur ikim nga kjo jetë. Si libër dokumentar epigrafik; në gur janë trupëzuar e gdhendur që nga Fidia, Praksiteli,Mikelanxhelo etj. kryevepra: truporet e Zotave dhe heronjve. Për ‘të ka mite dhe legjenda: guri dënimit mbi shpinën e Sizifit, apo gurët e Elimëve pellasgjikë dhe ata ciklopikë. Guri ka qenë hyjnizuar, dhe mbi të bëhej betimi”Pë këtë gur”. Edhe sot, guri është pjesë e jetës materiale. Guret e shtrimit të “SheshitSkënderbe” u sollën si simbole nga gjithë trojet e shqiperisë, nuk u harrua të sillej edhe nje nga Çamëria martire. Me emrat Gur, Guri dhe Gurie, pagëzohen djem e vajza, që të jenë të fortë si guri e të jetojnë sa guri! Metafora e krahasime: “guri i rëndë në vend të vet”, “Zemërgur” , “I fortë si gurii” etj. etj.

Inxhinieri –poet Hekuran Halili, që për shkak të formimit të tij, ka me gurin lidhje simbiotike,vendosi të shkruajë “Poemën e gurit”. Na thotë se ju deshën dy vjet punë, bajagi kohë për njëqind e shtatëdhjetë vargje. Kuptohet që subjekti u soll e u “bluajt” ne mendje dhe në subkoshiencë, që në ngrehinën e poemës, çdo gur-fjalë të ishte në vendin e vet. U zgjodh çdo fjalë, që të kishte tingëllim, bukuri dhe forcë shprehëse emocionuese në secilin varg. Guri u shpirtëzua u bë personazh, një personazh epiko-lirik dhe me gjendjet, funksionet, shfaqiet dhe lidhjet me njeriun, u bë pjesë emocionale dhe  kosistente e unit poetik, që e hymnizoj atë, nëpërmjet filozofisë ekzistenciale, frymëzimit poetik  dhe bukurisë së fjalës. Në të evokohet lashtësia, paganizmi dhe politeizmi, Pellazgjia dhe Iliria, e tashmja dhe e ardhmja. Brenda poemës pulson Çamëria e dashur, prej nga janë rrënjët e poetit, me hapësirën e saj gjeografike, legjendat,lashtësinë dhe shpirtin e pavdekshëm, jo vetëm si një kujtim por edhe si një realitet i prekshëm.

Kur poeti u bind se ia kishte dalë, ia dha për gjykim lexuesit në fb. me një kërkesë të sinqertë: ”Lutem, mos jepni pëlqime pa e lexuar” Vërshuan komentet e lexuesve. Të gjitha vlerësuese. Ka midis tyre poetë e krijues të njohur: Agim Bajrami,Pullumb Ahmeti, Perparim Hysi, Zef Schiro Di Magio, miq të poetit dhe dashamirë të poezisë.Por le ta shohim më nga afër poemën. Në këndvështrimin kompozicional, poeti e ka ndetuar thurjen mbi bazën e ecurisë metamorfike te mardhenies se tij me gurin deri ne mbrritjen e qellimit perfundimtar. Ai i ka quajtur gjendje:gjendja e parë(shkulja);gjendja e dyte(gdhendja), gjendja e trete(ndërtimi); gjendja e katërt(shtëpia jonë) Midis janë dy intermexo. Poema hapet me një lutje, e cila eshte prologu dhe epilogu, që na rrëfen gjithçka përmban poema:

Zot,

të lutem!

Më jep fuqinë dhe durimin e burrit,

të mundem me gurin

Që me të të mdërtojë një shtëpi e një poemë: të fortë si guri,të bukur si guri, që sa guri të ketë jetë.

Ggjendja e pare, Burri e shkul gurin nga nëndheu, mundet me të , një dyluftim kreshnikësh, duke u mundur burrerisht për mezi, burri me vullnet e kokëfortësi dhe guri me fortësinë e gurtë!Fiton burri, e nxjerr në dritë, që me të të ndërtojë shtëpinë e tij dhe fëmijëve të tij dhe poemën per gurin, si mirënjohje.

….Ju shkula ,gurë, ju shkula

me kaqë mund në dritë të diellit u nxorra,

duke u mundur burrash për mezi…

    Në gjendjen e dytë;gdhendja: poeti ndertues, e ngroh gurin me frymën e gjoksit, e merr në prehër si fëmijë, i flet fjalë shpirti, guri zbutet, e gdhend dalë –ngadalë, guri u gdhend më shumë me zemër e shpirt sesa me daltë e çekan. Ai e bekon gurin:

Bekuar qofsh,

o gur –burrë,

Në shekuj përballofsh çdo furtunë.

Intermexo e parë; guri ishkulur mga nendheu i malit të Çamërisë dhe i gdhendur, është si një i lindur e i ardhur në jetë. Si i tillë ai duhet pgëzuar, me një rit pagan, ceremoni pellazgjike të vjetër sa guri, ngaqë aty janë edhe rrënjët tona.Poeti evokon lashtësinë dhe vazhdimësinë. E pagëzon me një ceremoni pellazgjike: me ujë nga Akeronti hyjnor, me një degë dafine Butrinti, me një degë ulliri Thesprot, me një krah lisi Dodone, shoqëruar me një mërmërimë në gjuhë pellazge, elime, me glosat “glë” e “klë” që poeti bashkë me qumshtin e nënës ka mësuar! Një imazh mitik lashtësie i dhënë me forcën e fjalës dhe artin e vjershërimit poetik.

Poeti –ndertues, sipas fortësisë dhe bukurisë zgjedh dhe u përcakton vendet gurëve që tashmë janë vepër e duarve të tij: për themel, më i forti, më i bukuri e më i hijshmi për gur qosheje, guri delikat për qemer, i harkuar si ylber, gur-qëndisuri me ojna si shami vajzash, gur suaze dhe për secilin nga një urim, që prej tyre të burojë bukuri e hijeshi, e që në atë shtëpi miq e shokë tëp resin.

Gjendje e tretë; ndërtimi.Hapen themelet dei në palcë të tokës Në themele bëhet  flijimi: një dem tremotak mga fusha e Lopësit( andej prej nga janë rrënjët e  poetit),me brri sa një bojë njeriu.

Gjakun për tokën,

lutjen për Zotin

pellazgjisht, elimisht…

Dyzet ditë,dyzet ustallarë, punuan ditë e natë në diell e me hënë, muret bënë kala, të bukura hata dhe vjen radha e hedhjes së çatisë, e cila pasqyrohet te intermexo e dytë:

Intermexo-riti I hedhjes së çatisë; një rit pagan, i lashtë, që shfaqet gjithandej në hapësirat shqiptare kur hidhet çatia, valëvitja e shamive dhe flamurëve dhe darovitja për ustallarët nga i zoti i shtëpisë e shokë, miq e dashamirë. Por kjo çati ka një të veçantë: qeresteja vjen nga malet e pyjet e Çamërisë: lisat e Milesë e Saraqinit dhe Malit të Thatë.

Gjendja e katërt (kënga ime dhe e gurit,shtëpia jonë). Shtëpia u ndërtua. Poeti-puntor dhe familja banojnë në të. Vijojnë vargje që paraqesin njeriun punëtor, që vjen në shtëpinë e re për t’u prehur pas lodhjes së ditës:

Pas derës le këpucët,

me lodhjen e këmbëve brenda,

tek dollapi i rrobave var xhaketën,

me xhepat mbushur plot me lodhjen e ditës.

Kjo është shtëpia.E sheh e I gëzohet,me sy pi një hapësirë shtëpie, kjo e deh, është kënaqësia e djersës së ndershme, që ngjizi shtëpinë. Dhe vijnë nga kjo soditje çaste meditimi, një bashkbisedim i heshtur me gurin dhe një kënge, kënga e shtëpisë, që veç ata të dy e dëgjojnë, është kjo këngë edhe për djalin e vajzën, për nipërit e mbesat që kanë, për nipërit e mbesat që do vinë.Vijimësi brezash, etër e bij, nipër e mbesa, e kështu pa mbarim, në tokë shqiptare, si triumf i jetës së ndershme, me punë e djersë.

Këngë mos mbarofsh kurrë,

sa guri jetofsh….!

Poema mbyllet thjesht, me këto me  vargje sintezë, që kënga kurrë mos mbaroftë, si metaforë e mbrothësisë së jetës dhe të jetojë sa guri që s’ka mort.

Nga sa e njoh krijimtarinë poetike të Hekuran Halilit, jam I mendimit se kjo poemë është një nga arritjet  etij poetike më të mira. Po ta lexoni, besoj se do të më jepni të drejtë.

23 tetor 2017

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s