Poezi nga Mimoza Çobo

Poezi nga Mimoza Çobo

 

S’JAM PISHMAN QË TË KAM NDJEKUR…

Kam tre stinë që të kam ndjekur,
në çdo hap që ti ke hedhur,
mos vallë pylli të mban fshehur,
me petk lulesh të ka mbledhur.

S’jam pishman,që të kam ndjekur,
dhe pse zemrën ma ke djegur,
nëpër pyll,ku kishe shkelur,
asnjë lak nuk kishe shkrehur.

Asnjë lak nuk kishe shkrehur,
por lotë malli kishe derdhur,
vesë e njomë s’i kishte tretur,
përmbi gjethe kishin mbetur.

Nëpër vesë hapat kur hidhje,
si sorkadhja pyllit bridhje,
nga një shenjë mbi gjethe lije,
endur të linjtat fije-fije.

Kur erë ju mora, vdiqa fare,
me aromë femre më vrave,
se çfarë lëvriu brënda meje,
se kuptova ç’ish kjo dehje.

Por kur sytë më vanë në ledhe,
trupi seç m’u mbush me ethe,
përmbi piqi digjej një gjethe.
gjoksi ish përdëllyer në epshe.

Ah,ç’më bëre,moj Evë lanete!
Si Adami u treta në siklete
por kur buzën vura mbi gjethe,
u zhduke,si dielli mes reve.

Pse vallë u trëmbe e ike si erë?!
Ikjen tënde se kuptova asnjëherë,
por ti s’më lë rehat,në ëndërr vjen,
leqe ngre,por ti në lak nuk bie…

 

IKE PËR TË MOS U KTHYER KURRË…

Ike me flatra zogu,heshtur si burracak,
më verbove me puthje ,o gushëkuq fushe,
çukite ç’të pëlqente rreth zjarrit bubulak,
pas çiftimit, vodhe gjerdanin prej gushe.

Dhe një mbrëmje,me shi u ktheve prapë,
pendët binin strehës kur qaje me bujë,
pastaj, pushtove shtigje,si kurrë më parë,
kur erdhi mëngjesi, gjeta veten rrëmujë.

Por ti, s’mund ta harroje zakonin e vjetër,
ikje dhe vije,kur të zinte ndonjë furtunë,
dhe një natë vere,kur puthe një zogëz tjetër,
ike hajdutçe,për të mos u kthyer më kurrë…

 

MË THE,DO VIJ NË VJESHTË!

Vet më the,e dashur,do vij në vjeshtë,
të dehem e tretem,në tëndin vresht,
kokrra do shtrydh,e shtyp mbi kërthizë,
gjirit të hargaliset lëngu mbi thithkë.

Eja pra,gjithë rrushin parajsor merre,
në zemër vure ,ku të duash shtjere,
shtype pa frike,mbi të nxehtat piqi,
limfën e kuqe, ma jep verë ta pi!..

Oh,i dashur,mos thuaj është shpejt!
Qielli nxiu vetullat,pas tij edhe retë,
yjet në qiell,po shfaqen shumë rallë,
në cilin planet ke humbur vallë?!

Kokrra e pjekur në bistak po tretet,
era e shkund dhe asgjë s’do mbetet,
në flakë po digjet vreshti në vjeshtë,
ngjan me mua, që digjem dhe hesht…

 

KUSH TA VRAU VAJZËRINË?

Kush të burgosi vajzë, pa martuar të la?
Virgjërinë ta vodhi, të quajti të përdalë,
lëndinës së gjoksit,aromë të pështirë la, 
veshe vel të zi,në vend të vellos së bardhë.

Kush ishte ai burrë, që të puthi atë natë,
zinxhirin e turpërisë,kush ta vari vallë?!
Ty,që cdo gjurmë ta fshiu nata e prapë,
jam kureshtar,kush të varrosi të gjallë?!

Jeta kupën me helm e pjalm sjell vërdallë,
ti pive papritur, kupën e hidhur të saj,
kupën me pjalm ruaje,për dashurinë e parë,
e ruaje ta pinim,kur të shkoje në altar.

Askush se di këndin,ku fshihesh në mërzi,
strukesh larg cdo syri,nuk do më njëri,
asnjë s’të puth dot ,as unë, s’e di ku rri,
por në ëndrrën time,si liqen murmurin.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s