Poezi nga Arjola Zadrima

Poezi nga Arjola Zadrima

 

***

Dashni asht kur bjen ndër gjunj,
e zemra del për brinjsh,
kur brenda qënies
zbulon burimin e dritës.

 

***

Dashnia e gjallnon jetën,
e fiket pa u ndi si dielli i fundit ndër pemë.
E kam pa tue ikë, dhe diçka më sëmboi në shpirt.
Se kështu asht prania e saj,
ndër sy të pasigurtë që kërkojnë me u pa,
ndër duer që dridhen
rroken,
presin,
vyshken e s’vdesin.
Derisa i mbarojnë ditët
vjeshta e mendimeve vjen papritë
por nuk e ndjen,
kupton që vetmia e gjetheve asht ma e vertetë se asnjiherë.
Mandej shenjtnit shpikën përjetësinë.
Dhe ti vdes, tue besu se përtej asht jeta
që ta ka grabit dashninë.

 

***

E kuqrremtë etja jote,
më vesh gjitë
sa herë gjeth bien.

Edhe sonte kje vjeshtë
deri në perëndim.

 

***

Jam grueja e zgjueme,
përbahem prej hinit të fëmijëve që s’linda.
Eci zdathë ndër andrrat që m’dogjën kohën.
Tash para shekujve jam vetja.

O ju që më shihni e s’më njihni,
kordat vokale përcjellin thirrmën e mija grave,
për me i thye mendjet e ngurta
tue ça zinxhiret qysh në zanafillë.

Jam grueja e zgjueme,
që ferrit të përditshëm, i veshë parajsën.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s