Poezi nga Yllka Qosja

Poezi nga Yllka Qosja

 

Më i bukuri mitizim!

Ky peizazh kjo tokë është një e bukur magji,
Me ngjyrat që ndezin një mit të fshehur në gji,
Në gjithë botën ndriçuar kur dielli ditë e re lind.
Mund ti shkulin lulet veçse pranverën nuk e ndalin..!

Ajo rikthehet ngahera dhe përsëri, e përsëri…!

Netët mundohen me mit hënën dhe yjet ti mbullojnë,
Ditëve të dimrit kur retë qajnë për mitizimin me rrëke…
Pranvera do nis ti çeli lulet e reja dhe përmes vetë jetës në tokë,
Kënga fillon me ngjyrat e saj dhe zogjtë nëpër degët do cicërojnë…

Gjatë agimeve fillollojmë edhe ne me ato të takohemi përsëri,
Bashkë me diellin në garën e tij të pavdekshme për tokën,
I përhershëm ay gjithmonë!

…kur retë dhe nata me mundim ia fshehin paksa misterin,
Këtijë ndriçimi, këtijë lulëzimi…
për këtë të bukurin, të ngrohtin diellë,
të pranverës së përhershme të jetës mbi tokë.

Që e ngjallë dhe e ringjallë përhera këtë mitizim…

 

Në ëndrrën time

E kam parë ëndrrën time
Si përherë e kam parë
Mbas zgjimit lotë s’do ketë,
I thashë…

Hajde më bëj vizitë, edhe
natë për natë,
Kur të duash hajd’
Vetë mu betua, se..

..të qeshurën s’do të ma marrë.

Merre pak më shtruar, i fola…
Zonjë e ëndërruar, me ledha,
me fantazi,
Mos më genje!

Sytë e mbyllura, jo më..
..s’vlejnë!

Nuk kalohet jeta nën qepallë,
Le të thuren ëndërrat në vargje,
Si hallkat e një zinxhirit të gjatë.

Asgjë se’bie argëtimin,
Po nuk qeshi shpirti vetë.

Merrma ëndrrën bëma valë,
Të fluturoj ajo mbi detë,
Si një pulëbardhë…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s