Poezi nga Zamira Agalliu

Poezi nga Zamira Agalliu

 

Politikani

”Unë e ndoqa lojën tënde
në skenën e madhe të jetës
Kur fshaqja mbaroi, ti përshëndete
Dhe nuk e kuptove dot asnjeherë
Që ky rol shumë të shkonte
dhe më kishte bërë për vete”!

 

***

Fati ma shtroi rrugën dhe në fund të saj u ndez pishtari
Që unë ta ndiqja zbathur, vetëm kur të lindte Dielli
Harroi ai se më dhembin akoma krahët prej shtegtari
Kur folenë ma lëkundi, nga stuhitë që më dërgoi prej qielli .

 

Dashuria ime !

Nuk të kam tradhëtuar Atdheu im
Tek ti njoha një tjetër Dashuri
Kufijtë e t’u i shkela pa dyshim
Me kokën kthyer veç nga ti.

Lejom të sodit mbi fat e mbi det
Se toka na djeg na përvëlon
TE DUA ish emri yt i vërtet
E thirra edhe në ndarjen tonë.

Atdhe, gjuhën tënde më mësove
Brenda meje mbolle shumë miresi
Një premtim faltor i bëra ktij qyteti
Kur zemra jote rrahu në timin gji .

 

Lot me rimë

Mijëra varka me vargje
u nisën nga shpirti im
I mblodha në strofa
Lot me rim´.

I nisa larg nga vetja
Në detin me dallgë të mëdha
Mes shkumës u tretën si vdekja
Një zbaticë në shpirt më la .

I mblodha varkat e mia
Të gjitha në timin liman
Dhe dallgët mbi to u ngritën
Dhe dallgët mbi to ran’.

Fjalët përgjatë bregut shtrirë
Përqafuan guaskat pa u ndjerë
Vallëzojnë vales nëpër errësirë
Ç’humnerë…. !

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s