Një romancë e shkruar në rërë por e skalitur në mendje / Nga: Lela Kokona Dardha

Një romancë e shkruar në rërë por e skalitur në mendje

 

Nga: Lela Kokona Dardha

Atë ditë ,Sem na mblodhi për të na dhënë disa porosi rreth librave ,që kishin ardhur për botim.
–Dëgjo,–i thash Xhorxhos-,puna po na ecën mirë,më duket se ia morëm dorën!
–Lea– Lea,–thirri Semi.
–Puno qetë në heshtje,lëre suksesin të jetë zhurma jote!Ai të vjen kur ti mendon se je ende larg.Erdhi pasditja,ashtu të lodhur u larguam nga ajo shtëpi botuese .Atë natë frynte një erë e tërbuar,shtrëngatë që zbriste nga malet.Dukej sikur e nesërmja do të zbardhte nga dëbora,edhe në shtrat ndjenim ftohtë.
–Pranvera nuk dashka të vika sivjet,–foli Xhorxho.
Kisha ditë që ndjehesha sikur isha padrone,por ndërkohë padronët i kam urryer,ndoshta padrone e atij që ishte gati të gjunjëzohej para meje,por dhe atë gjunjëzim e urreja.Më ngjasonte me gjunjëzimet e mia të hershme,por skishte lidhje gjunjëzimi im me atë të Semit.Ai shpallte dashurinë e pamasë për mua,vlerësim.Të nesërmen e asaj dite,Semi nuk erdhi në punë. Pasdite ,kur kthehem në shtëpi, shikoj një zarf ku brenda ndodhej një letër ku shkruhej:”Për, Lea x “,ishte dërguar dorazi. E kthej nga pas,çtë shikoj,emri i Semit.E habitur por dhe e shqetësuar,hapa letrën me nxitim,s’ mund të merrja asgjë me mënd arsyen e ardhjes së kësaj letre.Atje shkruhej:
“–Znj.Lea,më vjen keq tju njoftoj se,z.Sem dhe babai tij kanë bërë aksident ,babai tij vdiq në vend,Zoti pastë mëshirë për Semin, jetimin e shkretë!.Edhe pse rëndë nxitoi të shkruante këtë letër dhe brenda saj ndodhej një dokument me shumë rëndësi. Veprova me mjaftë shpejtësi,e në një farë mënyre, jam i lumtur që arrita ta kryej porosinë e tij në kohë.”–U ula dhe u mbështeta në prag të derës,që ishte gjysëm e hapur.Gjunjët mu prenë e pamundur të ecja,qëndrova ca ashtu,u futa brenda,mbylla derën me çelës që të mos vinte askush dhe nisa të vajtoja me një pikëllim të thellë.Mbështeta krahët mbi tryezë e koka mu var mbi supin e djathtë.Imazhe të ndryshme më kalonin para syve të mi,njëra pas tjetrës.Mbaja me forcë shpërthimin e brendshëm që mund të ndodhte nga çasti në çast, më dilnin lot me ngashërim.Pak fjalë më kishte thënë,por që peshonin shumë për mua. Isha treguar e ashpër me Semin, duke mos dashur të zbulonte ndjenjat që kisha në thellësinë e shpirtit për të.Kisha frikë se instiktet do të më tradhëtonin arsyen..nuk doja të pranoja të vërtetën që e doja,por nuk doja që të braktisja Xhorxhon.Tashmë ,gjithçka kishte marrë fund.
Ku do të përfundoj tani jeta e tij,shpirti tij human, fisnikëria,ëndrrat,shpresa, ndjenjat e tij të pastra,energjia,dija e tij e pafundme,por bashkë me të do të humbte dhe një pjesë e imja.Ishte një ngricë krishtëlindjesh,pamvarësisht se po prisnim pranverën.Një stuhi e bardhë dhjetori kishte mbështjellë atë muaj.Akulli kishte veshur gjithësinë e syri të shihte një tapet të bardhë të pashkelur.Dashuria e adhurimi im për Semin dridhej në zemrën time,ankthi më kishte mbërthyer, nuk gjeja dot më ngrohtësi.Sytë i kisha mbuluar me dorë e më dukej sikur kishte rrethuar një vorbull errësire dhe mendimet më vinin të trazuara.Jetimi mjeran,e piu deri në fund kupën me helm që ia afroi jeta.Edhe se ishte fatkeq ,kishte një natyrë të qeshur,të gëzuar,arrinte të përtypte të këqijat e jetës.Në shpirtin e tij qëndronte ideali i mirësisë,mishërimi i çdo virtyti të mirësisë,por fati keq me
atë djalë! U gjenda pranë shtratit të tij në spital.Ishte i përhumbur fare.I vura dorën mbi ball, ngadalë e tërë dhimbsuri .
— Ah, sikur të ishe ti me mua, nuk do të ndodhte kjo fatkeqësi,ti je një ëngjëll mbrojtës për mua! — foli Semi me një zë rënkimtarë, gati në pëshpëritje.
— Lea, gjithçka e imja tashmë do të posedohet nga ty ,do të jetë e jotja,ta gëzosh! –Kërkonte të shprehte atë çka kishte ndjerë e ndjente për mua,por nuk arrinte dot.
–Jo Sem,ato janë të tuat ti je i fortë ,ti do t’i gëzosh ato,do ta përballosh edhe këtë dhimbje!Më dha një buzëqeshje të lehtë fare.Lotët i mbaja mrekullisht duke mos i ndarë sytë prej tij.
— Pse vuajtja qenka gjithmonë me mua, Lea? Pse vetëm mua që kam vuajtur kaq shumë?Çtë keqe kam bërë që duhet të paguaj kaq shumë,në këtë mënyrë?– tha duke mosditur e mos pasur kujt ti zbrazej për gjëmën që po e priste.
–Asgjë nuk do të ndodhë, –i thash,– do të bëhesh mirë,– duke u përpjekur për ta qetësuar.
–Faleminderit që erdhe Lea!
— Për fatin tonë të keq,kemi lindur në një shekull shtrëngatash,kjo ësntë e gjitha.
–Por ato do të qetësonen Sem,një periudhë e qetë vjen pas një shtrëngate ,Sem!
–Pasionet e mia po shuhen,ajo që ka një fillim,ka dhe një fund,– fliste duke pëshpëritur.
–Jo Sem,është e rëndësishme të durosh,të shpresosh,do të çlirohesh shpejtë nga këto dhimbjet e brengat!Qëndroja në heshtje dhe se kisha shumë për ti thënë.
–Pasionet e mia po shuhen! –përsëriti me mërmërimë.I mora dorën duke ia shtrënguar me një adhurim të thellë të shprehur me dashuri .Më shikonte, më fliste me një zë te dridhur e përgjërues,i dëshpëruar e i çarmatosur përfundimisht,ndërsa unë duke i shtrënguar dorën e duke e lagur me lotët që tashmë nuk i mbaja dot.Filloi të nxirrte lot ,po e shikonte tashmë vdekjen me sy.
–Unë do të iki tani, por mos kujto se kam kujtime të tjera të bukura,sa të mos përfill kujtimet e asaj kohe që të njoha ty! — Vështrimet tona u takuan duke lëshuar nga një psherëtimë. Kisha fituar aftësinë për të vuajtur shpirtërisht e për tu dashuruar në heshtje.U dëgjuan zhurmat kërcitëse të rrufesë . Bërtita e trembur ,ndërsa ai u drodh i tëri.Bëra një kryq duke u lutur.
— Filloi shtrëngata për mua,–tha Semi.- Luajta nga vendi e trembur,pas atij gjëmimi,zuri një shi i tmerrshëm,sikur po derdheshin lumenj e liqene në tokë,e nga qielli, sikur donte të përmbyste gjithçka.Ai dridhej i tëri,ndjeva ikjen e tij. Fillova të thërrisja me kulmin e dëshpërimit,ulërita si e çmendur,belbëzoja fjalë lutjeje,u zhyta në mendime të thella e fillova të gjykoja veten: Të lutem Sem të më falësh,të kërkoj falje,të lutem qëndro me mua !Sem!!!!Ai dëgjonte klithmat dhe keqardhjen time.Ofshamat dëgjoheshin nga të gjitha anët.E uli kokën që e kisha vënë në kraharorin tim,trupi i rrëshqiti poshtë,lëshoi krahët duke u lëshuar i tëri mbi mua.Thirrjet, dënesat,bulçimat, klithmat e mia,shkuan në kup të qiellit.
–Sem-Sem-Semmm!!!!!– por Semi nuk u përgjigj më.Më mbeti vetëm kujtimi i tij, vepra e ‘tij, mirësia e paçmuar.Gjithçka kisha më pas, ishte dhuratë e tij të cilat rrezatonin vlera njerëzore .Ai vjen në kujtesën time pa trokitur,kjo do të thotë se ai nuk ka vdekur!…..

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s