Poezi nga Dhimitër Nica

Poezi nga Dhimitër Nica

 

S’ MUND TË PREMTOJË DY HERË

Unë hyra te ty
thjeshtë pa kuptuar,
ashtu pa emër,
siç hyn kudo pranvera
pas një dimri të egër…

Ti më prite ngrohtë, ëmbël
dhe doje të ndërroje gjithshka te unë…
Doje t’ më bëje krejtësisht tëndin,
doje që unë të kisha pika takimi
vetëm nga bukuroshi yt!
Ndaj doje t’ më ndërroje emrin, mbiemrin,
emrin doje t’ ma çoje Vasil
(ndoshta ky Vasili ishte i shtrenjti yt)
kur mua t’ më thërrisje Vasil
para teje të shfaqej simbioza tjetër,
të shfaqej Vasili që të kishte lenë pa tru,
Vasili i bukur e simpatik,
por që jeta me pa të drejtë
e kishte prerë në mes…
dhe ëndrrat e tua
të prera në besë!
Ah, sa do të doja
t’ i jepja të gjitha, të gjitha…
Por më beso
edhe unë pata dikur ëndrra të tilla
dhe i kam dhënë fjalën po dikur,
një bukurosheje si ti,
ku për fat keq,
bukuroshja ime
pati fatin e bukuroshit tënd!
Ëndrrat iu prenë në mes
dhe mua më la rrugëve
duke e kërkuar gjithandej
për të realizuar premtimet e marra…

Ndoshta kështu ka ndodhur edhe me ty
dhe ato ëndrra kërkon t’ i realizosh te unë…
Por më beso,
unë e kam shumë të vështirë,
e kam të vështirë
se e kam dhënë një herë fjalën,
(unë nuk mund të luajë me fjalët)
sa mirë do të ishte,
të mos kisha njohur kurrë në jetë
edhe ti të mos « vriteshe… »
edhe unë t’ i jetojë ditët e mbetura
se po e gjej ëndrrën time,
ëndrrën e vërtet!

 

DHIMBJE

Sa herë që vjen vjeshta
më dhemb thellë në shpirt,
zhvishen pemët nëpër kreshta
qajnë shpirtrat e brishtë…

Roit shiu i imët vjeshtak
ndihmon gjethet të bien më shpejt,
ditët e ngjitjes drejt moshës plak
na zhveshin e na zbardhin krejt…

Vdekja të afrohet nga këmbët
në vjeshtën dhe dimrin e moshës,
në këto stinë ne ndërrojmë dhëmbët
e çdo ditë na bien gjethet e kokës…

Gjethet bien ngado nëpër rrugë
gjethet i shkelim pa shkak e mendim,
zbardhë-verdhjet i shkelin ngado pa fund
e harrojmë se pa to, s vjen kurrë gjelbërim…!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s