Poezi nga Ilmi Cani

Poezi nga Ilmi Cani

 

***

E trishtë hëna dhe nata ime/nata më vjen kaq e bukur me nënën time.
Ëndërrën time.
E bukur jeta-trazuar mizerjesh,mizerje laviresh
me misionin tim, të rroj mes të mirësh
të vdes mes të mirësh.
Të vdes i mirë nê gjirizin e së keqes.
Të vdes në krahë malesh,jo në prehër laviresh.
Ka qenë burrë i mirê;do thotë për mua;një lloj robi,
kokën kur t’ia ndyjë glasa e një korbi,
korbi që i rri lart atij që foli keq për mua,
që me mishin tim të cofët u mëkua.
Le ti thotë korbi robit,
që e dhjet nga lart,
jam korbi,jo-ti.
Ha coftina pa mëkat.
Kurse ti robi im me glasën time damkosur,
nuk beson se zemra nuk është gjirizi që ngre halenë lart,
mos e beso kurrë se zemra jote,
shpirt nuk ka,shpirt nuk mbart!
Kurrë mos e beso o i pabesë se zemra s’mund ta ngjisë mutin lart,
zemra s’asht gjiriz.
Asht ajo që përcjell shpirtin trurit lart.
I thotë zemra trurit;
unë përcjel me gjakun edhe shpirtin lart.
Ç’paskemi pasur të njejtin fat!
Kjo qe përshëndetja ime për ju o miqtë e mij, qe dhe dhimbja që më iku.
Ja ku jam. Ju dua fort o miqtë e mij, se jeni përtej interesit…!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s